26 Prill 2024

Kur fati i qytetarëve varet nga të zgjedhurit e vet

Shkruar nga Albert Ramadani

Fati i qytetarit të Republikës së Kosovës është dhe mbetet përherë në duart e të zgjedhurit të tyre. Qytetarët kaherë janë treguar të etur që kjo republikë t'i ketë institucionet e veta funksionale dhe me anë të këtyre institucione të zhvillohet vendi. Por institucionet kur vonohen nga vetë ata që qytetari i zgjedh dhe ua jep mandatet për të qeverisur vendin.

 

Këta të fundit pas marrjes së mandatit për tu bërë deputet, kryetar parlamenti, kryeministër, ministra, fillojnë edhe të prodhojnë bllokadë institucionale. Krejt kjo bllokadë vjen pasi të zgjedhurit e popullit ndihen më komod dhe ata më nuk e lodhin kokën për votuesit e tyre, ata fillojnë të luftojnë për interesat tyre partiake, grupore dhe vetë individuale, mendojnë për rehatimin e vetvetes, krijimin e vendeve për të afëmit e tyre. Ky fat i qytetarëve vazhdon ende edhe është aktual. Në Kosovë zgjedhjet kanë përfunduar dhe të zgjedhurit e popullit thuajse janë regjistruar si deputetë, ku pritet që seanca e parë të mbahet me 3 gusht, ku pritjet e qytetarëve janë të mëdha që këta të zgjedhurit t'i zgjedhin institucionet e Republikës së Kosovës.

Zgjedhja e institucioneve të vendit do jetë në dobi të vendit, kurse zvarritja e institucioneve ka filluar të jep shenja negative. Me zvarritjen e institucioneve, vendi humb investitorët, humb kredibilitetin në rajon, shfaqen problemet në institucionet publike, në kompanitë publike.

Zvarritja e institucionve ka ndikuar edhe tek Hekurudhat e Kosovës, ku në mungesë të institucioneve, në mungesë të marrjes se vendimeve për alokim të mjeteve, hekurudhat e Kosovës, gjegjësisht menxhmenti saj ka marrë vendim t'i ndërpres disa linja të trenit të cilat qarkullojnë në disa qytete të Kosovës. Si shembull e mora këtë kompani publike, që do thotë se mosfunksionimi i institucioneve dëmton vendin së bashku me qytetarët e vet.

Thirrja nga qytetarët për të zgjedhurit mbetet përherë formimi dhe funksionimi i mirëfilltë i organeve shtetërore. Qytetarët presin që sa më shpejt të fomohen organet legjislative dhe ekzekutive, pasi me fomimin e organeve dhe fillimin e funksionimit ndoshta do të filloj apo ndryshojë të paktën vendi për së mbari, edhe pse deri më tani nuk kanë funksionuar ashtu siç duhet legjistraturat e kaluara.

Kësaj here mbetemi me shpresë se kjo legjistraturë do të ndryshojë për së mbari dhe krahas legjislaturës edhe ekzekutivi, ta furnizojë me projekt-ligje dhe ligje të nevojshme për avancimin e vendit dhe për qytetarët të ketë një shpresë.

Por, siç po duket disponimi nga të zgjedhurit për t'i formuar institucionet duket së është tepër i zbehtë dhe zbehja e tyre mund t'i zbeh edhe pritjet e qytetarëve të cilët presin shumë nga këto institucione dhe nga të zgjedhurit e popullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)