24 Shkurt 2021

Kah po shkon Kosova

Shkruar nga Gani Qarri

Kur rahmetlija më i urryer i Kosovës, dora e zgjatur e Serbisë dhe bashkëpunëtori më i besuar shqipfolës i Millosheviqit në vend, Rrahman Morrina u divorcua nga gruaja shqiptare me të cilën kishte një djalë dhe martua me serben Bratisllava Manjac-Morina, njerëzit filluan të pyesnin me kureshtje për shkaqet e ndarjes me shqiptaren, prej nga lindi dhe "legjenda" ironike e kohës, se kinse renegati musteqok, kishte parë gruan e parë të puthej me një burrë tjetër.
 
Ndërsa në pyetjen se si qëndronte puna me serben, se mos edhe ajo do të mund të kishte bërë të njëjtin "gabim" me ndokënd në "fshehtësi", përgjigja ishte se për ato punë nuk di kush shumë gjë, por flitet se para martesës me Rrahman Morinën, ajo ka pasur vetëm "dy fëmijë" me një serb.

Mjerisht pas shkurorëzimit të Kosovës me Qeverinë në detyrë, posa LDK,Lista serbe, AAK dhe Nisma, formuan qeverinë ilegale me në krye Avdullah Hotin, ata kthyen serish këmbëkryq Serbinë në Kosovë.

Madje mediat vendore që ato ditë ishin aq të zëshme, tani po mundohen disi ta mbajnë tërësisht në heshtje dhe të mos i japin asnjë jehonë as mbajtjes së zgjedhjeve shtetërore të Serbisë në Veri të Kosovës, përderisa vetëm për rreth njëmijë teste-RT-PCR të ardhura me udhëzim të EU-s, në kuadër të programit për luftë kundër korona virusit nga Serbia, nuk mbeti politikan, analist as medium publik pa u hedhur me të katër këmbët përpjetë, kinse në emër të patriotizmit, për mbrojtjen e Kosovës nga invadimi i Serbisë me "teste" të Covid-19!

Kurse sot, me gjithëse në Kosovë mbahen pa asnjë pengesë zgjedhjet shtetërore të Serbisë, çuditërisht, përkundër këtij invadimi politik dhe praktik në Veri të vendit, nga ky ish shtet okupator, nuk bëzanë askush!?

Kështu që me të drejtë por dhe indinjatë të madhe lind pyetja,se ku mbeti tani ky patriotizëm i rrejshëm i mbushur me bateri ruse, pse heshtin të gjithë kur në Kosovën Lindore votuesit shqiptarë fshihen në mënyrë sistematike nga listat zgjedhore që të mos mund të votojnë as për emërimin e përfaqësuesve të vet politik në trojet e tyre etnike, ndërsa Serbia organizon pa asnjë pengesë, sikur as ne, në Kosovë, të mos ishim shtet fare, zgjedhjet e saj edhe në Veri të vendit tonë? 

Ku është Kadri Veseli ky “bir” Mitrovice, që sot nuk i dëgjohet zëri ti dalë zot vendlindjese dhe shtetit të vet, ky far burri, "jo i fjalëve" por i "veprave" siç na e qanë kokën përditë nëpër vizitat që bënë pa asnjë nevojë as motiv gjithandej Kosovës, ndërsa sot heshtë dhe nuk nxjerr fjalë nga goja, pikërisht në këtë ditë kur ka arsye dhe do duhej ta ngritë jo vetëm Mitrovicën por gjithë vendin në këmbë për ndërhyrjen dhe cenimin brutal të Serbisë në territorin e Kosovës.
 
Turp çfarë politikanësh palaço ka ky vend!

Kosova me ta në krye të partive dhe pushtetit ekzekutiv, kurrë nuk do të bëhet shtet i njëmendtë!

AAK, NISMA dhe LDK me Avdullah Hotin kryeministër e musteqoshin Agim Veliu ministër i punëve të brendshme, sapo filluan kthimin praktik të Serbisë në Veri, ndërsa me ardhjen e PDK-s dhe CO në pushtet, Serbia me ndihmën e Rrahman Morinëve të rinj dhe komandantëve piskamagji që tash e mbi 20 vite, pa asnjë mëshirë, e rrjepin për së gjalli Kosovën, do të shtrihet në gjithë territorin e Kosovës pa shkrepur asnjë plumb.

Që nga paslufta po dëshmohet hapur, se Kosova kurrë nuk ka pasur edhe një qeveri më të komprometuar, në të cilën rolin kryesor e luan Lista Serbe,ndaj edhe propaganda se kjo qeveri do të përfundojë marrëveshjen me Serbinë me njohje reciproke jo vetëm se po del të jetë një RRENË e kulluar por edhe një dështim i vërtetë tragjik, ku nën diktimin e Listës serbe, përveç mbajtjes së zgjedhjeve shtetërore të Serbisë edhe në Veri të vendit tonë, po vuloset dhe zgjerohet invadimit praktik i Serbisë në gjithë Kosovën.

Për aq më tepër, përderisa populli i Kosovës vazhdon të dremitet si në përralla të motit,pa asnjë brengë, duket se pas pompozitetit të pafund që iu dha takimit (kot) në Vashington nga (b)analistët e pështirë të RTK-s, shndërruar në agjenturë gebelsiane të propagandës së SHIK-ut, edhe takimi i thirrur nga ndërmjetësi Richard Grenell do të marrë dimensione gay, nënshtrimin e plotë ekonomik të Kosovës ndaj shtetit serb dhe shkrirjen e subjektivitetit shtetëror të Kosovës për kthimin e tërësishëm të saj nën kolonialitetin praktik dhe politik të Serbisë.

Zoti e ruajt Kosovën!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2021

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së çertifikatave të auditorëve të energjisë. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ora 10:00)

- Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus bën prezentimin e Manualit për Ekspert të mbështetur nga HERAS Plus. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca për shqyrtimin e ankeses per rritjen e denimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. (Gjykata e Apelit, ora 10:15)

- Pasi që në SHBA u shënua një moment historik i zymtë dhe i matur, ku u përkujtuan më shumë se 500.000 vdekje nga COVID-19 në këtë shtet, shoqata "Miqtë e Amerikës", me qëllim të solidarizimit me popullin e institucionet amerikane  do ta ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan dhe do të ndez qirinjë në nderim të të vdekurve. (Tek shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Gjykata Speciale në Hagë,ora  11:00)

 

- Ministri në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa mban konferencë për shtyp. (Ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ora 15:30)