21 Tetor 2019

Kadri, hapni letrat

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Pse vijmë në këtë deregje edhe 2o vite pas çlirimit dhe largimit të pushtetit serb me komod dhe jo vetëm më të privilegjuar, por edhe te respektuar, të ndiejnë vehten, edhe ata që punuan me letra e pa letra për UDB-në e shërbimet tejra të ish Jugosllavisë, se sa disa që dihet publikisht se kanë qenë pjesë e SHIK-ut e disa edhe po përfolen ky fenomen është absurd i llojit të vet dhe nuk do koment...!

“A edhe Galuku paska qenë pjesë e ShIK-ut a ? Nuk ma ka marr mendja se është një njeri i tillë?, janë komente dhe vlersime që edhe sot dëgjoheshin nëpër Institucionet qëndrore të Kosovës, dhe nga përsona që mbajnë pozita bukur të larta, por edhe në Institucionin ku ka punuar babai i Glaukut (një i burgosur politik dhe përson mjaft i respektuar në shoqëri)dhe ku punon edhe vet Glauku si deputet...!

Se a ka punuar Glauku për SHIK-un, apo është spekulim, këtë duhet ta thotë vet Glauku, i cili në reagimin e tij atë ditë kur u atakua nuk ishte edhe aq bindës.

Të krahasosh SHIK-un më te dëmshëm për vendin dhe shqiptarinë se sa UDB-në dhe udbashët që janë ulur këmbëkryq në Presidencë, Parlament, Polici, Gjyqësor, Universitet, medie, dhe në diplomaci.... kjo mund të ndodh vetëm tek ne, si një popull që nuk dijmë dhe nuk vlërsojmë e dallojmë vlerat dhe antivlerat, apo nuk e dallojmë eren e m... dhe të lules!

Nëse SHIK-u ka bërë krime, ka vrarë e persekutuar, ka qenë i implikur në veprime që rezultojnë të dënueshme për njerzimin, kombin e shtetin, atëherë pa pardon duhet dënuar dhe kryesit e këtyre veprimeve kurrësesi të amnistohen.

Por, krahasimi dhe disponimi anti SHIK që është krijuar e që është pjellë e qarqeve të caktuara edhe nga shërbimet e huaja, por edhe e disave, që kurr nuk u ka munguar as nje pulë, as në kohën e Titos, as te Millosheviqit.

Edhe tani në ketë 20 vjeqarin e pasluftes kjo ka krijuar një paragjykim sikur udbashët e kanë çliruar dhe na prunë lirinë e po e ndërtojnë këtë shtet, kurse SHIK-ovcat po e pengojnë dhe e kanë shkatrruar dhe ishin e keqja e këtij vendi.

Kadri, hapni letrat....?!

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019  - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)