03 Tetor 2022

Hajde e rrezojmë Qeverinë Kurti 2, por kënd me vendos kryeminister

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Pos Listës “Srpska” që mision primar e ka me rrëzuar pertokë jo vetëm ketë Qeveri, por gjithë institucionet e Kosovës janë edhe disa të tjerë që shumë pak dallojnë nga kjo filial e Beogradit!

Ka të atillë që të vetmin qëllim e kanë të bie kjo Qeveri e te mos hetohen e zbulohen abuzimet e  tyre që kanë filluar e disa që janë paralajmëruar për hetim të cilët sa mbanin pushtet, buxhetin e shpërdornin sikur të ishte pronë e “Ali Babes me ….!

Janë edhe disa “analfabet funksional” që në të kaluaren u akomoduan në pozita që pos pages se mirë ushtronin edhe kompetenca që ia kishin lakmi edhe personat me doktoraturë të rregullt e në realitet edhe pozita e konduktorit në kushte normale do ishte shumë për ta!

Ka edhe mjaftë prej tyre që i njoh unë personalisht, por edhe opinioni i gjerë me siguri i njeh që ishin kamarier të “Buda Barit ”….., pastrues të disa kompanive, puntorë baushtellash ,,student“ të perjetshëm” …. e ndërkohë arriten në pozitat me te larta qeveritare, si ministra, deputetë, drejtorë te kompanive publike, profesorë universiteti, ambasador, konsujë … vetëm falë servilizmit dhe aftësive për të abuzuar që kishin, kurse tani nuk po mund të pajtohen kurresesi kur as telefonin nuk ia hap askushi!

Ka edhe mjaft të atillë që për shkak të hipotekave në të kaluarën jo vetëm të baballarëve të tyre, por edhe disa vet kanë një të kaluar të dyshimtë dëshirojnë ta bejnë sa me “llugë” për të mos u hetuar e zbuluar e kaluara e tyre e pistë, e besa antikombëtare!

Ka edhe mjaft media, portale, (ba) analista, gazetaruce, nga shoqëria civile… që në të kaluaren merrnin fonde marramendese nga kompanite publike e dikasteret qeveritare përmes shantazheve e në emër të PR, për të promovuar (mos) punën e tyre, e qe ishin ne gjendje spiunin ta  shpallnin patriot, e te ndershmin  “trathtar”, hajnin te sinqert,e te dinjitetshmin abuzues, dhe tani u eshte ndal “ taxhia”  dhe nuk po e ndalin hovin  per ndonje  koc e benefit  ! Besa edhe kjo kategori eshte me shumice !

Jane edhe disa qe nuk jane pake,e qe ishin “ militante” te partise ne pushtet , por Albini  i  tradhtoi” dhe i la jashte ekipit, e qe tash jane me te zeshmit kunder kesaj Qeverie.

  Ka edhe mjaft te tjere qe nuk i pelqen kjo Qeveri …por edhe tjere me  bindje e orientim politik tjeter,qe eshte krejte normale, te kritikojne si opozitare, sepse edhe Qeveria Kurti 2 nuk ka shenuar rezultate te prekshme, pastaj po reflekton arrogance , i mungon transparenca,ka ra ndesh me shume premtime te dhena,,por duhet kuptuar se situaten ne te cilen mori  qeverisjen Kurti 2,ishte shume e disfavorshme per mireqeverisje per shkak te pandemise dhe luftes ne Ukraine, por nuk eshte çdo gje zi dhe ka shenja,qe priten rezultate ne te ardhmeen , e qe mvaret edhe  nga zhvillimet  globale.

A eshte mashtrues Albini ? -Po,  eshte mashtrues,por  shtrohet  pyetja  se cili nuk ishte mashtrues te ne? Politikani  edhe mashtron, rren, premton, ne favor te kombit e vendit, gje qe edhe Albini po e ben, por mendoj  te shumten  po i ben per te pengu te keqijat e deformimet  e mehershme qe i gjeti, por Albini kam bindjen nuk vjedh,i punon truri,  ka karizem te theksuar ,eshte patriot dhe sakrifikon  per vendin, por ka  edhe te meta si cdo njeri,e ne vecanti ka deshire te mbaj cdo gje nen kontroll, e qe e ka shume veshtire,pastaj  eshte hakmarres  e mismirnjohes,  e qe mund edhe ti kushtoj  ne te ardhmen,por edhe ketu verehen levizje pozitive.

Mendoj se W-se, perkatesisht Qeverise Kurti 2,i duhen reforma urgjente edhe ne qeverisje edhe ne parti.

Në radhë të parë, pika me e dobet janë zyret për marrëdhenje me publikun që janë për gjynah, por edhe një ndryshim të disa ministrave të perfolur e jo funksional është imperativ i kohes, si dhe patjeter ne zgjedhjet e ardhshme kurdo qe mbahen,domosdo nje  liste me  kredibile te deputeteve, e jo femiaq, te papervoje, e gjinihalla qe i ka shumicen ne ligjeslaturen aktuale  ..!

  Kurtin edhe munden me rrezu, por parashtrohet pyetja kush me u ba kryeminister,nga keta qe i kemi ne politikberje e qe jane:“ kuku per neve”!

Do ishte jo e kendshme per demokracine, e humbje kohe ,qe te rrezohet kjo Qeveri, te shkohet ne zgjedhje te reja, e pushtetin ta marrin perseri te njejtit!

E them ketë sepse Kosova nuk ka opozitë, por njerëz të ricikluar e në politikë të deshtuar!

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)