19 Mars 2024

Grenell Politika apo zhveshja nga folklori i politikës

 Shkruar nga Bahri Bivolaku

Në të gjithë karrierën e tij politike shoh të ngatërruarit e pasojës me shkakun.Tani në pozitë duhet të ballafaqohet me shkakun e jo të ngrisë kauza nga pasoja. Grenell politika ia tregon rrugën tani e jo folklori politik si dikur. 

Si kryeministër, Kurti duhet të tregojë zotësi për t'i kthyer problemet në zgjidhje e jo zgjidhjet në probleme, njësoj siç ka vepruar sa ishte në opozitë.

Në të gjithë karrierën e tij politike shoh të ngatërruarit e pasojës me shkakun. Tani në pozitë duhet të ballafaqohet me shkakun e jo të ngritë kauza nga pasoja. Grenell politika ia tregon rrugën tani e jo folklori politik si dikur.

Albini e Vjosa

Në secilën ditë pune po bëni atentat ndaj të kaluarës suaj politike apo pseudokauzave.
Ju po i bëni vrasje ndërgjegjes! Tani jeni kopja e aktorëve në rolin e mbretit e mbretëreshës në teatër.

Në jetë jeni askushi- keni humbur qëllimin! Demokracia ka kuptim vetëm kur në ne vdesin idhujt. Idhujt nga partizanët adhurohen edhe kur humbasin qëllimin.

Atyre si me çekiç ju është ngulitur në mendje se e vërteta është vetëm me ju!

Edhe në rastet kur aktrojnë idhujt, partizanët vetëm brohorasin!

Edhe para jush ka pasur aktrime dhe vrasje të ndërgjegjes nga të tjerët, por së paku ka pasur zëra kundër veprimeve të tilla, brenda vetë subjektit.

Po ju pse heshtni? Pse zmbrapsjen e konsideroni ecje?

Një të tillë nuk e gjeni t'ju thotë: Mos aktroni! Në secilin veprim të ndërmarrë në vendosje të kufirit ndarës mes të mirës e të keqes në sfidat e brendshme që ka vendi ju mbështesim, sikur edhe ju kritikojmë në bërje të politikave izoluese.

Pse po ekzekutoni penalti ,fajtorët janë ata të cilët e krijuan gjendjen e tillë dhe ngecën në reformimin substancial të kërkuar me ngulm nga shumë veprimtar e veprimtare.

PDK- ja në rolin e opozitës

PDK-së sot , në rolin e ri i duhet forca e mençuria për të kapërcyer nga shtrati i baltosur i politikës moçalore shqiptare.

Në atë shtrat i kishte rivalët politikë të cilët ngritën kauza nga pasoja dhe harruan shkakun. Politika e dal nga ky shtrat bëri kryeministër R. Haradinaj dje për ta kaluar demarkacionin. Sot , për ti dhënë epilog kauzës tjetër, Zajednicës apo shkëmbimit e kryeministër u bë Albin Kurti.

Unë PDK - në, nuk do e dëshiroja në pozita të tilla sot, sikur veproi dje opozita.

PDK-së,i duhet arroganca e të pasurit shpirt në mënyrën e të bërit politikë . I duhet koherenca dhe opozitarizmi programor. I duhen virtytet sa burrërore por edhe fisnike. I duhet të vendos kufirin ndarës mes të mirës e së keqes në brendinë e sajë .

Ky është shkaku pse sot në pushtet janë patriotët e djeshëm e të moderuarit e sotëm.

Rikthimin në pozitën e partisë lidere në vend nuk do ia dëshiroja me kartën e popullizmit.!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)