21 Janar 2020

Frika nga pushteti

Shkruar nga Florent Xh. Hajrizi

 Tashmë është e bërë e qartë që I gjithë perceptimi publik i afrimit mes VV dhe LDK është asgjë tjetër përveç një Iluzioni optik që është ndërtuar nga dy Partitë e më së shumti nga vet LVV.

Paradokset tjera të kësaj kumbarie janë vet parimet politike të shpalosura nga këto dy parti në procesin parazgjedhor, ku vota e qytetarit është fituar mbi bazën e ndryshimit të premtuar, jo mbi autokracinë mbi të cilën dy partitë po mëtojnë ta vendosin përmes këmbënguljes se tyre në pozicione rigjide për karrige dhe poste të caktuara politike.

Thënë thjesht populli i ka votuar për ta bërë ndryshim, e jo te bere pozitën e presidentit si akomodimin.

LVV dhe LDK gjatë këtij procesi të negocimit mes vete janë të udhëhequra nga dy parime: nga Parimi Partiak (jo parimor) d.m.th jo mbi nevojën e ndryshimit, por të prire nga epiteti për pushtet, si dhe nga parimi monarkik ku fati i popullit të Kosovës është lidhur ngushtë me fatin e dy njerëzve padyshim të etur për pushtet, e që normalisht kanë apetite absolute mbi fuqinë që ju ofron pikërisht pushteti.

Dallimi këtu qëndron se LVV nuk dëshiron te marre pushtetin se sikur të donte do arrinte kompromis për pozitën e presidentit, do fokusohej në punë gjatë dy viteve të ardhshme dhe pastaj do e fitonte edhe të drejtën e nominimit të kandidatit të tyre për president, ndërsa LDK si gjithë, ngrehë e mos e këput.

Frika nga pushteti i shprehur publikisht nga LVV, ose pamundësia e saj për të formuar qeverinë ka të bëjë me bartjen e barrës për të krijuar dhe udhëhequr qeverinë por në anën tjetër e njëjta parti e ka të pamundur përjashtimin e dështimit për krijimin e qeverise, dhe nëse vendi shkon ne zgjedhje te reja, LVV dhe LDK i kanë borxh Kosovës.

Përgjegjësia e pushteti i largon dy partitë nga e drejta e Papërgjegjësisë opozitare me te cilën është mësuar LVVdhe LDK deri me tash.

 LVV gjithnjë është munduar te imponoj LDK-së mendimi dhe vendimi mbi parimet të cilat do I përshtateshin krijimin e një konstilacioni qeverisës ku lideri I LVV do e kishte pushtetin absolut.

LVV është e vetëdijshme qe Isa Mustafa është një figure e lehte për ta njollosur duke u nisur nga fakti që e njëjta LVV e ka kritikuar për Keq-qeverisje, për Korrupsion, për Nepotizëm, madje patën dashtë edhe shtëpinë me ja djegë kur ishte puna rreth asociacionit, por është pikërisht ky gabimi ne hapa qe LVV duke I djegur të gjitha urat e bashkëpunimit përmes qasjes së pa përgjegjshme karshi gjitha partive politike në vend, dhe nuk është e habitshme që sot LDK sot nuk i beson dhe nuk dëshiron te bashkëpunoj me LVV.

Ne anën tjetër, I gjithë procesi I këtyre bisedimeve mes LVV dhe LDK-se po përcillet nga një strategji mire të orkestruar nga LVV për të krijuar opinion publik duke jap përshtypjen e “ vështirësive që dalin në krijimin e qeverisë së koalicionit “ gjithnjë duke fajësuar LDK-në si fajtore për ketë proces, dhe duke e përgatitë votuesin që nëse shkohet në zgjedhje të ardhshme, LVV të marrë edhe më tepër vota duke synuar madje edhe vet votuesin e LDK-së, dhe sot jemi me një situate politike kur kemi një shumice e cila ka fituar besimin e qytetareve por nuk po arrin te materializoj ketë besim qytetar. 

Por, ajo çfarë LDK nuk ka arritur të kuptoj është fakti që nga koha kur LVV i’u është afrua për koalicion parazgjedhor, kjo e fundit jo vetëm qe nuk ka qenë e gatshme për pushtet, madje edhe ka fillua një fushate linçuese ndaj LDK-së vetëm që të dëmtohet imazhi I LDK-së në këtë proces dhe potencialisht të rifitoj simpatinë e votuesve te LDK-së në rast nëse shkohet në zgjedhje.

LVV po përgatitet për zgjedhje te reja(përveç nëse presioni ndërkombëtar e bënë LDK-në të ndryshoj qëndrim) duke na dëshmuar që e ka të vështirë transformimin prej subjektit opozitar në atë fitues të zgjedhjeve duke mos pas guximin për të marrë përgjegjësi në proceset e rëndësishme për shtetin. 

Definitiv e vetmja gjë e përbashkët mes LVV dhe LDK ka qenë dhe është se PDK-ja është kundërshtari I dy partive, motiv ky që shërbeu për me e bind votuesin me ja jap besimin, por nuk është element I përbashkët që tregon që LVV dhe LDK mund të bashkë qeverisin pasi Kosova ka nevojë për njëmijë gjera shumë të rëndësishme e LVV dhe LDK kanë nevojë vetëm për poste.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)