15 Tetor 2019

Fëmija dhe nxënësit e Kosovës janë shëndrruar në top pingponi

Shkruar nga Bajram Beqiri

Jemi në javën e dytë të grevës së përgjithshme të mësimdhënësve të Kosovës të thirrura nga SBASHK-u. Në bazë të zhvillimeve që po ndodhin, fundi i kësaj greve nuk ka një datë të caktuar.

SBASHK-u që ka organizuar grevën kërkon të drejtën e tyre për nivelizimin e pagave me sektorët tjerë në Republikën e Kosovës në mënyrë që të mbrohet dinjiteti i mësimdhënësve dhe të njejtit të mos ndjehen të diskriminuar në raport me të punsuarit tjerë në sektorin public të Republikës së Kosovës.

Shkak është publikimi I ligjit të ri I cili pritet të aprovohet në Kuvend në fund të muajit janar dhe qështë e vërteta te ky ligj shifet se ka një diskrepancë të theksuar.

Kjo ka shtyrë që edhe mësimdhanësit të cilët nuk janë pjesë e SBASHK-ut ta përkrahin dhe të jenë pjesë e grevës.

Qeveria e Kosovës  megjithëse ka tentuar të bëj një përmirësim të këtij ligji nuk ka treguar vullnetin dhe gadishmërinë e plotë që këtë qështje ta trajtojnë më me prioritet dhe sa më shpejt të krijohen kushtet për rifillimin e vitit të ri shkollor.

Oferat dhe kërkesat nga njëra pale te tjetra i gjason një loje të pingpongut e cila si top po përdor fëmijët dhe nxënësit e Kosovës .

Këshilli i Prindërve i cili në gjithë këtë katrahurë nuk ka ndonjë fuqi ekzekutive, me gjithë përpjekjet, nuk ka arrit të ketë një qëndrim më konkret .

Nga e gjithë kjo situatë e krijuar si ish Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës u bëj apel të gjitha Institucioneve; Qeverisë së Kosovës,MASHT-it,SBASHK-ut dhe të gjithë akterve tjerë relevant që sa më pare ti flakun dallimet e tyre, most ta politizojnë grevën dhe mos të tenton as një subjekt politik të ngritet në kurriz të fëmijve të Kosovës sepse historia do ju mallkoi.

Debatet televizive të cilat janë duke u mbajtë në lidhje me grevën janë shëndrruar në “SHOW” televiziv sikur të ket ndonjë garë për matjen e nofullave se kush po flet më shumë dhe kush kujt ja “Mundi” në debat.

Edhe njëherë bëj apel “ Mos e shkatrroni Sistemin Arsimor “ , Secili kryni punën e Juaj dhe krijoni kushte për normalizimin e mësimit.

E hana do të duhej të ket normalizim të gjendjes.

/Autori është ish Kryetar I Këshillit të Prindërve të Kosovës/

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)