22 Janar 2020

Edhe nje luftë me Serbinë e pashmangshme

Politikëbërja terciale, krimi i organizuar(ekopolitik), korrupsioni tepër i shfrenuar(duke prekur edhe instancat më të larta qeveritare), kanë shpërqendruar vëmendjen nga rreziku real i ndarjes së Kosovës (sindromi ekspansionist serb për krijimin e egoqendrave), për të zbritur në nivelin zero, në atë të maskimit të krimit e të korrupsionit brendashtetëtor.

Ramiz Bojaj

Kosova dhe Serbia realisht ende janë në luftw (beteja për territore). Dy shtetet fqinje, Kosova (shteti më i ri në botë) vazhdon të hartojë strategji njëra pas tjetrës për të shtrirë autoritetin e vet unikat edhe në pjesën e Mitrovicës veriore, duke u përballur kështu me forcat ilegale serbe (duke përfshirë edhe ato të sigurisë MUP-i etj.), të cilat janë funksionale që nga dëbimi i forcave kriminale të Millosheviqit nga Kosova. Se a jemi ende në luftë me Serbinë, dëshmon vet ekzistenca e strukturave kriminale sllave të udhëhequra nga Beogradi, të cilat ende mbesin baromeri më i saktë se në Kosovë akoma ekzistojnë elemente pushtuese dhe kriminale, por tashmw mbeturina të rafinuara millosheviqiane. Nuk është fare e rëndësishme se si quhen ose cilwsohen këto struktura (elemente ilegale, paralele, strumbullarë të krimit, shërbime sigurimi -MUP-i serb etj.), por e rëndësishme është se elementet e pushtetit serb ende janë funksionale në Kosovë. Dhe kjo uverturë do të vazhdojë për aq kohë sa elemnetet e tilla ilegale nuk dëbohen nga territori i vendit tonë. Ndryshe, jetwgjatwsia e kwtyre sindromeve pushtuese, trimwrojnw Sërbinw fqinje pwr të vazhduar edhe më tej me orekset për të zhvatur sa më shumë territor të vendit tonë. Beteja serbe kundër Kosovës nuk do të pushojë as pas deklaratës së GJND-së.

Lufta me Serbinë ende nuk ka mbaruar

Politikëbërësit e Kosovës duhet ta kuptojnë se lufta me Serbinë ende nuk ka mbaruar, por ka ndryshuar vetëm termi dhe forma e veprimit. Njëmbëdhjetëvjetët e lirisë qytetare në Kosovë (dëbimit të forcave pushtuese serbe): të pranisë ndërkombëtare (misioneve administrative dhe formula e shtetwsisw), po kaq kohë shënohet edhe për ekzistencën e strukturave kriminale të Serbisë në veri dhe enklavat e tjera serbe. As shpallja e Pavarwsisw sw Kosovws me 17 shkurt 2008, e as hartimi kushtetues javw mw pas, nuk kanw ndryshuar gjendjen nw terren. Kjo nwnvizon tw vetmin fakt se pa dëbimin e MUP-it serb dhe aktereve tjerw të kësaj natyre, nuk mund të bëhet fjalë për integritet territorial, e nw kwtw kontekst as pwr dialog tw mundshwm me Serbinë. Serbia ende bazohet mbi parimet e rafinuara të politikës millosheviqiane për tendenca ekspasioniste ndaj vendit tonë. Prandaj, çfarwdo dialogu i trumbetuar nga analistw, diplomatw, politikanw etj., pwr bisedime me Serbinw, shtojnw rrezikun pwr legalizim tw strukturave ilegale dhe pwr depwrtim nw zemwr tw Kosovws tw pranisw serbe (ngritja e çwshtjes sw kulteve dhe miteve sllave).  Fytyrat e përgjakuara të të rinjve shqiptarë (të rrahur nga kriminelët serbë në veri), janë pasqyrë më reale e dështimit të misioneve ndërkombëtare dhe vendase në veri.

Konteksti i ‘kontesteve’

Dialogu i proklamuar mes dy shtetesh të pavarura mund të fillojë vetëm atëherë kur Serbia të distancohet nga e kaluara e saj hegjemoniste dhe gjenocidale dhe të njohe pavarësinë e Kosovës. Serbia nuk zgjon interes as edhe për zbardhjen e krimeve të saja në Kosovë (krimet dhe rasti i fundit i varrit masiv në Rashkë dhe shumë e shumë varrmihje të tjera), tregon se krimi millosheviqian jo vetëm qe nuk është dënuar, por ai vazhdon të maskohet nga Serbia e Tadiçit, duke përdorur teorinë famëkeqe konspirative e atë të rafinimit të krimit sllav në Kosovë. “Ne tani, duhet të shohim se si të arrijmë në fund të këtij procesi, që nënkupton ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të shtetit të Serbisë në Kosovë\", vlerëson Tadiç. Ky është vetëm një sinjal nga shumë vëzullimet kërcënuese se Serbia, pavarësisht metodave, do të vazhdojë invazionin kundër shtetit të Kosovës. Në këtë kontekst tadiçët (realisht millosheviçët) mbështetjen kryesore në Kosovë e kanë tek strukturat ilegale të cilat janë të menaxhuara e të diktuara nga Beogradi. Kjo do të thotë se pa dëbimin e forcave pushtuese serbe (MUP-it dhe strukturave tjera ilegale) nga veriu dhe pjesët tjera të Kosovës, institucionet tona shtetërore (qoftë edhe në koordinim ndërkombëtar)  nuk mund të shtyjnë në veprim asnjë strategji administrimi. Asnjë shtet unik në botë nuk mund të funksionojë pa perdorimin e forcës (mekanizmat e sigurisë) për vendosjen e rendit, ligjit dhe kushtueshmërisë. Ndryshe, nuk e di pse duhet të ekzitojnë ushtria, policia dhe shërbimet e inteligjencës.  Edhe drejtori i institutit amerikan për paqe, Daniel Server, nenvizon se problemet në Ballkan vazhdojnë të jenë reale, që kërcënojnë seriozisht stabilitetin. Ai thekson se problemet kryesore në Kosovë janë ato territoriale, të cilat mbesin problem real konfliktesh. Strategjia më e re për Sigurinë, tashmë e hartuar në letër nga institucionet e Kosovës, duke dhënë tw vetmin sinjal miratimi, por jo edhe veprimi(shtyrja në funksion) len pak pwr tw deshiruar. “Strategjia do të bëjë të mundur koordinimin e përgjigjeve ndaj sfidave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës, luftën kundër trafikimit dhe korrupsionit”, citon kryeministri Thaçi. Serish duhet të shprehëmi skeptik për faktin se jemi mësuar me deklaratat plot siguri e integritet, transparencë e kundërkorrupsion, por përgjakja e të rinjve shqiptarë në veri dhe shtrirja e korrupsionit gjer në palcën qeveritare dëshmon të kundërtën.

Korrupsioni, ul efektet e strukturave shtetërore

Udhëheqësit e lartë të Kosovës, duket se janë përqëndruar në betejën e luftimit të korrupsionit vetëm pas aferave publike për korrupsion që kanë përfshirë qeverinë aktuale (diktuar nga ndërkombëtarët). Kjo betejë ka filluar duke shkarkuar ministra të korruptuar ose më pak të korruptuar, por rasti i “peshqëve” të mëdhenj, sikur ka trimëruar lidershipin e vendit për të treguar më shumë muskuj. Por, dorën në zemër, kryefjala e rendit tw ditës për ‘zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit’ ka hyrë në agjendën mediale, vetëm atëherë kur uji ka lagur këmbët e qeveritarëve. Po të dukeshin kaq të besueshëm (qeveritarët tanë), se vërtet do ta luftojnë krimin dhe kurrupsionit, ky “virus” shkatërrues nuk do t’i prekte institucionet. Gjuha e mprehtë e autoriteteve qeveritare se do të menaxhojnë vet luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dëshmon se “kabahatlinjtë” dëshirojnë ti vënë vet “dorëzat” dhe “dryrët” e sigurisë për të luftuar “sovran” korrupsionin, përderisa misioni i EULEX-it duhet të përqendrohet vetëm në luftimin e krimit në veri. Është paksa e quditshme se përse Qeveria e Kosovës nuk kërkoi mëkaq muskuj, bashkërenditjen e forcave policore (Kosovw-EULEX) për zhbërjën e elementeve kriminale të Serbisë në veri.

Apo ndoshta këta “burrat e dheut” janë të ndjeshëm vetëm kur preken paratë, por jo edhe atje ku preken ose digjen kufijtë. Beteja e misionarëve evropianë kundër korrupsionit duket se janw vetëm tinguj alarmues, efektet e të cilit duhet të vlerësohen nga shkaku nw pasojw. Kështu kishte nënvizuar paraprakisht edhe zëvendësshefi i misionit europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Roy Reeve, duke alarmuar se “krimi i organizuar dhe korrupsioni përbëjnë kërcënimin më të madh në Kosovë”. Edhe drejtori për Ballkanin në GNK, Marko Prelec, vlerëson se çështja e korrupsionit do të jetë sfidë për EULEX-in dhe Qeverinë në muajt në vijim. Politikëbërja terciale, krimi i organizuar(ekopolitik), korrupsioni tepër i shfrenuar(duke prekur edhe instancat më të larta qeveritare), kanë shpërqendruar vëmendjen nga rreziku real i ndarjes së Kosovës (sindromi ekspansionist serb për krijimin e egoqendrave), për të zbritur në nivelin zero, në atë të maskimit të krimit e të korrupsionit brendashtetëtor. 

(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)