20 Tetor 2020

Diplomacia infantile kosovare

Shkruan nga Afrim B. Rada  

Me ndërmjetësimin e ambasadorit të SH.B.A.ve për cështje të Kosovës, Ricard Grenell, Republika e Kosovës e përfaqësuar nga kryeministri Abdullah Hoti dhe Republika e Serbisë e përfaqësuar nga presidenti Aleksandër Vuciq , kanë arritur një marrëveshje me të cilën marrëveshje Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me normalizimin ekonomik.

Në Washington delegacioni Kosovar ka udhëtuar me plot optimizëm se po shkohet vetëm me një qëllim: të nënshkruajë marrëveshjen mbi njohjen reciproke midis dy shteteve, të Reepublikës së Kosovës dhe atij të Sërbisë , e cila marrëveshje  Republikës së Kosovës, do të siguronte ulëse në OKB.

Që e gjithë kjo të jetë më bindëse përkujtojmë deklaratën e kryeministrit Hoti i cili tha : Në SH.B.A. po nisemi vetëm me një synim për të nënshkruar marrëveshjen mbi njohjen reciproke midis dy shteteve , e cila marrëveshje do të siguron Republikës së Kosovës ulëse në OKB. Ju siguroj se nuk do të ketë bisedime as teknike as për cështje ekonomike, këtë ju garantoj.

Fillimisht, duhet të themi se ekipi  Kosovar i cili udhëtoi në SH.B.A. kishte një legjitimitet të brishtë. Paraprakisht, jo vetem që nuk arriti të krijoj një konsesus të të gjithë spektrit politik Kosovar, por kishte plasaritje edhe brenda partnerëve të koalicionit dhe një përcarje të thellë brenda subjektit të kryeministrit.  

Në anën tjetër , kemi një përfaqësim të Republikës së Sërbisë nga presidenti Aleksander Vucic , që në zgjedhjet e fundit  parlamentare koalicioni i udhëhequr nga Partia Progresiste Sërbe e presidentit Aleksander Vucic siguroi 60.65 % të votave.   

Prandaj, që në start , i armatosur me armatim më të sofistikuar që quhet  UNITETI,  delegacioni Serb ishte në avantazh , fatkeqësisht  një element shumë me rëndësi që i mungonte  delegacionit Kosovarë.

Republika e Sërbisë është shumë e vetdijshme për rrethanat e reja të krijuara në Kosovë. Mirëpo me shume sukses eshte duke fituar luftën në rrafshin diplomatik,  nga fakti se pala negociuse Kosovare është e papërgatitur, e përqarë dhe e pa përvojë.  

Delegacioni i Sërbise arriti një avantazh shumë të madhe që para fillimit të bisedimeve, kur  arriti të largojë nga teksti i marrëveshjes pikën 10 që parashihte njohjen reciproke të dy shteteve. Me këtë për palën Kosovare gjithqka është dashtë të merrë  fund. Humbi arsyeja e shkuarjes në Washington si dhe humbi qëllimi i takimit. U fundosën shpresat për njohje reciproke që njëherë e përgjithmonë të ndajmë rrugët nga  fqinjët tanë verior të ushqyer me urrejtje patologjike ndaj gjithë popujve autoktonë të Ballkanit.

Dhe jo vetëm kaq.

Në pikën 1 dhe 2 arrihet pajtueshmëri për implementimin e marrëveshjes për autostradën gjegjësisht hekurudhën Prishtinë – Beograd.

Parashtrohet pyetja se me këtë cka përfiton Kosova e cka përfiton Sërbia? Kosova nuk fiton asgjë sepse nuk ka cka të eksporton në Sërbi, përveq eurove, kurse Sërbisë i krijohen favore të mëdha dhe lehtësime për bartjen e mallërave në Kosovë.

Pas pushtimit absolut të tregut Kosovarë , përmes autostradës të depërtojë edhe në tregun e Shqipërisë

Ëndrra e kahmotshme e Serbisë për dalje në detin Adriatik bëhet një realitet, ëndërr që ka qenë pjesë e gjitha projekteve famëkeqe të Neqertanijas, Ilija Garashaninit  dhe Vaso Qubrilloviqit.

Me pikën 1 dhe 2 ngushtë është e lidhur pika 5 futja e Kosovës në “ mini – Schengen “, pjese e se ciles jane Serbia, Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut. Sillu e pshtillu martesa Kosovë e Sërbi gjithnjë e më shumë forcohet dhe kursesi te vie deri te ckurorëzimi.

Është fitore e rradhës, shumë e madhe e Sërbisë në aspektin ekonomik. Serbia nga gjitha shtetet tjera  anëtare është shteti ekonomikisht më i zhvilluar me cka siguron a) treg të gjërë për plasimin e mallërave Sërbe dhe b) vulosë një siguri ekonomike që kurrë më nuk do të ketë taksa të njëanshme e aq më pak masa të reciprocitet.

Një prej karakteristikave më thelbësore të kësaj marrëveshjeje është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të Sërbëve si dhe privilegjet që do të gëzojnë në Republikën e Kosovës mirëpo askund nuk përmenden të drejtat e Shqiptarëve në Republikën e Sërbisë dhe ate jo më shumë por në masë të të drejtave që gëzojnë sërbët në Kosovë.

Ne piken 11 te dy palet zotohen të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare dhe mbrojtjen e vendeve fetare.   
                                                                                                                                                                                                        Kishat Ortodokse në Kosovë jane objekte fetare të Shqiptarëve Ortodoks. Kishat Ortodokse jane ndertuar nga  shqiptaret ortodoks dhe jane ruajtur nder shekuj nga shqiptaret ( me shumice muslimane, katolike dhe ortodokse).   

Por sa është e gatshme Sërbia për një hap të tillë.  Gjatë historisë vetëm djegie, shkatërime dhe rrënime.

Sipas udhëpërshkruesit Evlia Celebiut, në Sërbi janë rrënuar disa qindra xhami, mesxhide , teqe, medrese dhe hamame. Të përkujtojmë se vetëm në Beograd janë rrënuar 270 xhami dhe mesxhide kurse në Nish mbi 35 xhami dhe 10 teqe prej të cilave sot nuk ekzistojnë asnjë dhe që të gjitha objekte religjioze të shqiptarëve muslimanë.      

Ende i kemi të freskëta shfrenimin sërb ndaj faltoreve Islame që në mënyrë më barbare i rrënuan dhe i dogjën 218 xhami, 4 medrese, materiale të cmueshme arkivore dhe rrënimi me themel i Medresesë së Mehmet Pashes – Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Republika e Sërbisë, nëse jo diqka më shumë, së paku të skuqen dhe të shprehin keqardhje për personat e zhdukur, kërkojnë zgjidhje për personat e zhvendosur.     

Shumica dërmuese e të zhvendosurve sërb janë persona me histori të zezë dhe duar të gjakosura. Vrasës , përdhunues dhe shkatërues.

Të larguarit janë të vetdijshëm për veprimet makabre të kryera ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare, për dallim prej bashkëkombasve të tyre të cilët nuk i kanë duart e gjakosura dhe jetojnë në trojet dhe shtëpitë e tyre.

Mirëpo, nëse palët zotohen për zgjidhje për personat e zhvendosur atëherë këtë cështje duhet të shiqojmë më në thelb.

Krahas zgjidhjes për popullatën sërbe të Kosovës duhet të bëjmë zgjidhje edhe për popullatën shqiptare të rajonit të Toplicës dhe Sanxhakut të  Nishit  dhe 250.000 shqiptarëve të shpërngulur nga 700 vendbanime në periudhën dhjetor 1877 – janar 1878.

Të shpërngulurit kanë qenë ata “ më të fatlumët “ sepse ata që nuk kanë arritur të ikin: gra, femijë dhe pleq janë ekzekutuar

Duhet gjetur zgjidhje edhe për pronat e shqiptarëve të përzënë me dhunë nga pronat e tyre dhe në ato prona janë vendosur kolonizatorët sërbë dhe malazeze, me ligjin mbi kolonizimin e vitit 1950.

Është për të përshëndetur zotimi për luftimin e terrorizmit. Terrorizmi nuk ka komb, as fe. Si i tillë është i rezikshëm dhe duhet të luftohet ngado që vjen. Me theks të veqant dua të potencojë luftimin e Islamofobisë që është një rezik i madhë për harmoninë dhe tolerancën ndërfetare shekullore tek shqiptarët.

Në pikën 15  të marrëveshjes, Kosova duhet të përmbahet nga një e drejtë shumë fisnike  dhe do të zbatoj moratorium  njëvjeqar për  anëtarësim në organizata ndërkombtare kurse sërbia do të ndalojë një veprim shumë të shëmtuar dhe poshtërues pra atë të ndalimit të fushatës së cnjohjeve të Republikës së Kosovës shtet të pavarur dhe demokratik.

Sikur 21 vite të pasluftës të jenë pak edhe një vjet durim dhe sakrificë, izolim të Kosovarëve.

Prandaj, Kosova nga ky takim kthehet si humbës dhe me një marrëveshje që nuk plotëson zotimet për cka janë nisur për të arritur marrëveshje.

Pala Kosovare ka humbur një rast shumë të mirë për të korrur një fitore të madhe diplomatike. Të detyrojë palën sërbe për kërkimfalje  dhe pagesën e dëmeve të luftës.

Edhepse jemi shumë vonë me proceset zhvillimore, pa i kryer ne detyrat tona shtëpiake, naivisht shpresojmë se të tjerët do të bëjnë punën tonë, duke harruar se më mirë me duart e huaja, ndërtohet me duart tona.      

 Proceset zhvillimore ndërtohen me diplomaci.

Diplomacia eshte arti i bisedimeve. Arti është një dhunti , të cilën dhunti nuk mund të ketë gjithkush e aspak jo kjo qeveri në pushtet.                                 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2020 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog. (Hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 8:20 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në Inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. (Objekti i Palestrës Sportive në Deçan, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa viziton Gjilanin ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pritet nga kryetari i Komunës se Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

-  Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike Raportin lidhur me raportin Vjetor te Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerrane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. (Fshati Nëpërbisht të Suharekës, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjin për Inspektoratin e punës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë Industrin e Mishit “Malësia” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:10)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë feremrët e fshatrave të Karadakut. (Fshatrat e Karadakut, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë ku do të do të ndahet edhe Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë. (Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre. (Objekti ish Rilindjes, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)