30 Shtator 2020

Demokracia: sistem i budallëve, territ, tmerrit, dhe ferrit

Shkruar nga Isa Mulaj

Injoranca e një votuesi në demokraci e dëmton sigurinë e të gjithëve – Xhon F. Kenedi

Nuk është krejt ide e imja origjinale kjo hipotezë se demokracia është sistem i budallëve, ndonëse mund të kem pak merita në “argumentimin” e këtij “zbulimi.” Në përkufizimin më të thjeshtë, më të bukur, dhe më të kuptueshëm për të gjithë, “demokraci” do të thotë “sistem i budallëve.” Provë shumë e thjeshtë: Janë dy budallë dhe një i mençur.

Në zgjedhjet demokratike të drejta dhe me votën e lirë, budallët fitojnë, marrin pushtetin dhe (keq)udhëheqin të mençurin. Nëse nëpër shkolla dhe fakultete nxënësit dhe studentët mësojnë se demokracia si fjalë me origjinë greke në përkthim tekstual do të thotë “sundim i popullit”, atyre nuk u tregohet se kur të përkthehet në realitetin e Kosovës kjo do të thotë “sundim i budallëve ndaj popullit.”

Kush mendon se kjo gjendje e tanishme e shtetit dhe popullit të Kosovës është pasojë e udhëheqjes nga sistemi i të mençurve? Thuajse askush. Kush pajtohet se të gjitha këto të këqija shtetit dhe popullit të Kosovës ia solli sistemi i budallëve? Thuajse të gjithë pajtohemi. Mirëpo, mos të harrojmë se ky sistem i budallëve paska qenë rezultat i demokracisë të cilën populli nuk po e kupton. Populli duket sikur i kupton vetëm pasojat kur ato i ndien nën lëkurë, por jo edhe shkaqet e atyre pasojave.

Ka shembuj të shumtë nga realiteti se demokracia është sistem artificial dhe i dëmshëm për shqiptarët që nuk u mundëson atyre kurrë të bëhen shoqëri e civilizuar dhe përparuar. Këtë e thotë edhe shumica e popullit në çdo moment kur ju bisedoni me ta. Sa herë iu ankoheni dikujt për krimet e shumta që i bëjnë individët dhe grupet e ndryshme në Shqipëri, dhe kur të gjitha këto kalojnë pa u ndëshkuar, madje marrin bekimin, mbështetjen, e në shumë raste edhe zbatohen nga pushteti “demokratik”, atëherë ju më së shpeshti e merrni këtë përgjigje:

Enver Hoxha e kish pas ditë çfarë populli ka mrena, e s’ka mujt nryshe me qit n’kry me ta veç me dru. Të kthehemi te komunizmi jugosllav pjesë e të cilit ka qenë edhe Kosova. Ne nuk kemi pasur sistem komunist të pavarur tonin, pra komunistët shqiptarë të Kosovës kanë qenë në masë të madhe servil të dikujt tjetër (për shembull të Shokut Tito dhe jugosllavizmit), por jo sikur sot sistemi demokratik që është servil edhe ndaj grupeve të shumta kriminale vendore dhe të huaja.

Shoku Tito nuk i ka lejuar grupet kriminale të huaja, madje i ka zhdukur disa që bënin krime kundër shqiptarëve sikur atë të Rankoviçit, sepse sundimi i popullit ose demokracia nuk ka mundur ta ndalë terrorin e Rankoviçit pikërisht kundër popullit. Po të kthehemi në epokat e mëvonshme “tipike demokratike” me emërtim dhe orientim demokratik sikur ajo e Ibrahim Rugovës për periudhën e viteve 1990-ta kur kundërshtohej lufta si alternativë e fundit dhe e pashmangshme, pavarësisht terrorit që ushtrohej kundër shqiptarëve, njerëzit thonë diçka të ngjashme sikur me Enver Hoxhën: O e kish pas ditë fort mirë ai (Ibrahim Rugova) se çfarë populli ka, që s’din çka ashtë lufta, prandaj s’ka mujt me llogaritë kurgja n’ta.

Ec e thuaj se demokracia për Kosovën nuk është sistem i budallëve! Secili mund ta vërtetoj këtë duke i studiuar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Jo duke i anketuar ata për të marrë intervista, opinione, ose të bazoheni në atë se çka shkruajnë, sepse qytetarët u rrejnë u këpusin.

Sa qytetarë mund t’iu thonë në anketa dhe intervista se populli nuk ka faj për këtë gjendje por politikanët. Gati të gjithë. Por nëse ju hyni në biseda private me të njëjtit qytetarë, ju nuk keni nevojë t’i pyesni. Së pari do ta merrni përgjigjen nga ata pa i pyetur ju fare, e pastaj asaj përgjigje mund t’ia shtoni pyetjen më vonë duke menduar se këtë pikërisht desha t’iu pyes ose edhe vetë të përgjigjem kështu, se “Nuk kanë faj këtu hajnat, mafiozët, kriminelët, për gjendjen e krijuar por populli drejtpërdrejtë; populli i meriton këto krime.”

Vlerësim të ngjashëm gjeni gjithnjë e më shumë në komentet e lajmeve dhe artikujve nëpër internet (se fajet i ka vetë populli). E kjo pra është ajo që populli e kanë në mendje dhe zemër, ndërsa nëpër gazeta, lajme, intervista, iu këpusin duke rrejt. Po cila është alternativa ndaj demokracisë ose këtij sistemi të budallëve që bënë aq shumë krime duke e kthyer Kosovën në atë që njihet edhe nëpër shumë vende të botës si “republika e bananeve, bandave kriminale, dhe vrima e zezë e Evropës?”

Përgjigja përsëri është brenda demokracisë, dhe ky është servilizmi. Por tash (dhe gjithmonë) ndaj kujt ky servilizëm? Ndaj popullit. E shihni sa tmerrësisht e lehtë qenka zgjidhja. Po si të zbatohet kjo zgjidhje? Punë më se e lehtë. A doni ta provojmë se kjo punë është shumë e lehtë që funksionon për mrekulli? Ja se si:

Do të shkojmë unë dhe t’i te vendvotimet. Aty vijnë qytetarët një nga një për të votuar, qoftë edhe për ata që janë kriminelë nga shkaku se “dikujt gjithsesi po dashka me ia dhanë votën”(çfarë arsyetimi banal i demokracisë dhe një argument tjetër se demokracia është sistem i budallëve!). Unë dhe ti i pyesim secilin që ka ardhur të votoj:

-    Këtë që po e voton ti (pavarësisht a është shumë i mirë apo i keq), a je në gjendje ta ndëshkosh nesër menjëherë (jo duke mos votuar në zgjedhje e ardhshme siç thonë qytetarët; edhe një argument shtesë se demokracia është sistem i budallëve) nëse bënë krime, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj teje, a je në gjendje ta vrasësh dhe të shpëtojmë nga krimet e tij?

-    Jo nuk jam në gjendje, as unë e as ti!

-    Ani çka dreqin po voton dhe po i merr n’qafë edhe qytetarët tjerë duke ua cenuar lirinë atyre? A e din ti se në demokraci nuk guxon t’ia cenosh lirinë tjetërkujt? Po e zëmë se ke votuar gabimisht t’i japësh fuqi dikujt për të bërë krime ndaj qytetarëve dhe një populli, dhe ti mburresh e hingirizësh me cinizëm se ka fituar kandidati i juaj. As unë as ti nuk qenkemi në gjendje ta ndalim krimin nëse ai del nga votat tuaja, atëherë kemi alternativë edhe më të mirë, e kjo është: Parandalimi i krimit duke i qëruar hesapet me ty këtu, dhe t’i nuk guxon të votosh nëse nuk ke garancione të qind për qindta se do ta vrasësh kandidatin tuaj që e voton nëse ai bënë krime të mëdha nesër.


-    Paj dikujt duhet me ja dhanë votën!

-    Jepja dikujt e gjithkujt. Nëse nuk je në gjendje të kërkosh llogari nga ata që i voton, qoftë edhe duke i vrarë, fajet pse ata ose armiqtë e jashtëm të vrasin ty, mua dhe shumicën e qytetarëve tjerë (ose edhe na shfarosin krejt si popull!), i ke ti dhe vetëm ti që po voton. Kështu që mos u bëjë fajtori kryesor dhe më i drejtpërdrejtë për veprat kriminale te të tjerëve me diçka abstrakte – votën tuaj pa kurrfarë llogarie.

Kështu vërtetohet natyra e vërtetë kriminale e mendjes dhe zemrës së shumicës së qytetarëve të Kosovës. Këta mund të duken shumë të ndershëm, të pafajshëm, të bukur, të mençur dhe zemërmirë (në pamje të jashtme), por vetë fakti se nuk qenkan në gjendje t’i vrasin kriminelët që i votojnë, atëherë vërtetohet se këta janë edhe më kriminelë se ata që bëjnë krime. Ec e thuaj se demokracia nuk është sistem i budallëve, kriminelëve, tmerrit, dhe ferrit?!

Ne mund ta kemi vetëm një lloj vrasje të kriminelëve, për shembull me armë zjarri, ndërsa në SHBA si shtet me demokraci të përparuar ka katër lloje dënimesh me vdekje: 1) varje; 2) pushkatim; 3) injeksion; dhe 4) karrige elektrike. Ne nuk po synojmë dhe nuk mundemi ë bëhemi demokraci e tillë kurrë, por së paku ta kemi vetëm një lloj elementi të përgjegjësisë demokratike si të SHBA-ve, këtë të dytin. Vota në demokraci duhet të jetë kontratë.


Nëse atë që e ke votuar bënë krime që nuk i ke parë as në ëndërr, dhe t’i nuk je në gjendje ta vrasësh, atëherë fajet për këtë gjendje të Kosovës nuk i kanë kriminelët vendorë e ndërkombëtarë, por ti votues/e i/e nderuar. Vetëm nga ti kërkohet llogari dhe askush tjetër. Prandaj, bëhu i sigurt që kur të votosh, e ke armën e mbushur plot dhe të gatshme për ta zbrazur ndaj atyre që i ke votuar dhe tani bëjnë krime. Mos shkruani nëpër gazeta dhe deklaroni nëpër mediume tjetra gjëra kriminale “populli do t’i dënoj në zgjedhjet e ardhshme ose në vitin 2035.”

Askush nuk e do pushtetin deri në këtë vit, ndonëse ti duket se je i gatshëm ta bësh riciklimin e sistemit të budallëve deri në pakufi. Demokracia nuk funksionon pa forcë, nganjëherë edhe brutale, si institucioni i vetëm i përgjegjësisë. Së paku këtë ngulite në mendje votues/e i/e nderuar, dhe mos bëjë krime ndaj qytetarëve tjerë pa e pasur armën plot kundër atyre që po i voton. Nëse armën e ke të zbrazët, mos voto kurrë, sepse kështu së paku nuk mund të akuzojmë si kriminel/e, ani pse ti dhe shumica e popullsisë janë viktimë.

Ka qenë dhe është pikërisht kjo qasje e juaj dhe e shumicës së popullsisë së Kosovës që iu ka mundësuar atyre që kanë bërë krime e gjenocid në Kosovë të shpërlahen nga të bëmat e tyre, dhe keqbërësit ose fajtorët më të mëdhenj tani të identifikohen me ata që janë sakatosur dhe masakruar. Këtë çmenduri e mundëson vetëm sistemi i budallëve i quajtur demokraci, të cilin shumica nuk po duan ta kuptojnë se pa forcë brutale si llogari të përgjegjësisë, nuk ka gjasa të bëhet realitet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)