20 Shkurt 2019

Allishverishet PANA-PSD!

Shkruar nga Bajram Gecaj

Po e dëgjoja mbrëmë demagogjinë e Dardan Molliqajt, dhe më duhet patjetër të reagojë!

Mediet e shumta kishin shkruar para disa ditësh në lidhje me pazaret të cilat i kishin bërë pjesëtarët e koalicionit PANA me PSD-në në lidhje me rastin Abrashi-Ahmeti i cili tanimë po zvarritet me muaj të tërë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Madje, vet Ahmeti, me 23 janar të këtij viti, rreth orës 13, kishte deklaruar se Abrashi kishte humbur rastin në Gjykatën Kushtetuese ... tani shtrohet pyetja: ku po e din ai? A i ka treguar për këtë gjyqtarja raportuese apo ndonjë sekser?

Duke marrë parasysh se kjo gjykatë është instanca më e lartë gjyqësore në Republikën e Kosovës, dhe se vendimet e tyre janë të paapelueshme, unë tanimë kam kërkuar publikisht që me këtë çështje të merret Prokuroria e Shtetit, dhe ti vërtetoi apo ti hudhi poshtë këto akuza.

Po flitet gjithashtu edhe për kushte tjera, pos atyre pesë kushteve të proklamuara publikisht nga ana e PSD-së!

Thuhet se ministri i bujqësisë dhe ai i brendshëm do të mund të jenë individë të piketuar mu nga ana e PSD-së, por nën mbulojën e personave të pavarur politikisht.

Janë vërtetë këto marrëveshjet, janë vetëm thashetheme, apo se ndoshta ka edhe diçka krejt tjetër, besoj se do të mund ta shohim në ditët në vijim! Por jam mëse i sigurt se pesë kushtet e PSD-së janë vetëm farsë dhe mbulojë e disa allishverisheve tjera!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)