12 Nëntor 2019

A po e rrezikon korrupsioni lirinë e Kosovës

Shkruar nga Bahri Bivolaku

"Midis njerëzve në përgjithësi të korruptuar, LIRIA nuk mund të ekzistojë gjatë", thekson në një mendim njëri ndër themeluesit e idesë së konservatorizmit politik E. Burke. Vërtet ne si shoqëri a kemi arritur në këtë stad të zhvillimit sa korrupsioni ta vë në dyshim vetë lirinë?

Mendoj se po. Nga izolimi si shtet kuptohet, andaj për ta mbrojtur lirinë e fituar me gjak, mund e sakrificë, duhet ta luftojmë korrupsionin.

Është e qartë se në vendet në zhvillim korrupsioni prek institucionet më shumë, pasi kuptohet mbrojtja nuk ekziston. Në rastet e tilla dhënia e marrja e ryshfeteve bëhet rutinë . Në raste edhe një pjesë e fondeve publike, grandeve, përfundojnë në xhepat privat.

Kryetari i PDK së Kadri Veseli në deklarimet e tija shprehet se i ka shpallur luftë korrupsionit . Është shprehje e vullnetit dhe është akt i mirë. Një demonstrim praktik i këtij vullneti do të vlente sa 1000 deklarime publike dhe i cili do shënonte fillimin e një politike të re.

PDK ja, apo më mirë të themi 97 për qind e elektoratit të saj nuk mund të etiketohet nga pjesa e vogël e sajë e dyshuar si e korruptuar dhe e cila në rrethana tjera nuk do të duhej të ishte aty. E keqja konsiston se tek partitë tjera mungon edhe ky vullnet i shprehur për demaskim e luftim të korrupsionit.

Duke e pasur të qartë se korrupsioni tek ne ka elemente të globalizmit, mbase është mirë të kërkohet ndihmë edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare të na ndihmojnë edhe në këtë betejë. Na ndihmuan ta fitojmë lirinë ,tani ndihma konsiston për ta fituar paqen.

Po e përfundoj me një citat të Barack Obamës " Korrupsioni e gërryen shtetin nga brenda e jashtë, duke sëmurë sistemin e drejtësisë deri sa të mos ketë drejtësi, duke i prishur forcat policore, derisa prania e tyre të bëhet burim pasigurie sesa të jetë rehati".

Tri pyetje për ish ministrin me akuzë Pal Lekaj

1.Si u mbushën dyqanet në veri të Republikës së Kosovës me mallra nga Republika e Serbisë ( 100 për qind) dhe a paguan taksën? Kush ndërmjetësoi?

2 . A i di statistikat se sa nga mallrat nga Republika e Serbisë janë prezent në tregun e Kosovës të kamufluara e të ardhura nga shtetet tjera fqinje? Kush po ndërmjetëson në këtë biznes?

3. E tillë si është taksa, a më shumë po i bënë dëm ekonomisë së Serbisë apo pozicionit të Kosovës karshi SHBA-ve dhe Evropës?

Sprinti i folklorit politik

Përfundimi i luftës së ftohtë dhe rënia e ish BRSS së krijoi kushte që të krijohen një varg shtetesh e kombe të reja e me këtë edhe të përhapet e zhvillohet demokracia.

Kosova krahas luftës së saj të lavdishme për liri, shpëtimin e gjen në këtë fazë të gjeopolitikës dhe rreshtimit përkrah qytetërimit perëndimor ....,dhe tani është krijuar realitet ekzistues si shtet edhe pse i kontestuar nga ato politika e shtete që e ëndërrojnë kohën e luftës së ftohtë dhe ndikimin rus në rajon.Është e qartë që dekada e fundit shënon një tendencë të forcimit të Rusisë dhe përpjekjeve të saja për të shtrirë ndikimin e saj qoftë ekonomik, politik apo ushtarak.

Rusisë i ka mbetur një shpresë e vogël me synimin për të arritur në Evropën Juglindore përmes ca politikave e politikanëve që i gjen në rajon.

Kosova, politika e saj, por dhe gjithë shqiptarët në këtë rajon, mbase e kanë një rol të vështirë , për ti shërbyer gjeopolitikës në atë mënyrë që i gjithë rajoni të largohet nga ky ndikim i mundshëm rus për t'iu bashkuar agjendës evropiane e euroatlantike.

Politika në Kosovë duhet t'u ndihmoj atyre që e ndihmuan, që ëndrra e tillë për rajonin të shuhet dhe marrë me vete ato shtete në rrugën perëndimore. Arritja e këtij synimi krijon kushte të reja dhe politika të reja në vet rajonin e me këtë edhe pozicion të ri të shqiptarëve.

Vërtet politika jonë duhet të largohet nga synimi që përmes sprintit folklorik të fitoj pushtet dhe pozicion politik. Pozicioni refuzues e jo bashkëpunues, pa dije mund të i shërbejë në raport të gjeopolitikës një ideje tjetër dhe kundër asaj që ka populli shumicë. Politika grindavece në rajon, mban gjallë shpresën e vogël ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)