17 Shkurt 2019

A ka parti politike që hap debatin për të ardhmen

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Ka vite që në Kosovë dëgjohen ankesa për ngopje të qytetarëve nga politika, gjersa arsyeja mendoj të jetë se këta qytetarë presin apo kanë pritur më shumë nga ajo që realisht është në gjendje të ofroj politika kosovare.

Sot, shoqëria në Kosovë konsideroj se ka para vetës detyrën kryesore, atë të përgjegjshmërisë së veprimit politik, ta detyroj politikën në reformim dhe më pas të vendosen kufijtë mes demokracisë e sallamadisë.

Dikush nga politika duhet ta ketë guximin për ta bërë prerjen dhe hapjen e faqes tjetër të librit të historisë së re të Kosovës, 17 vite pas luftës.

Politika në fletën e re të librit të Kosovës duhet së pari të hap debatin intern për të ardhmen, e i cili ushqehet nga problemet e një jete më të mirë e më të denjë të qytetarëve që përfaqëson si standard, që hap rrugën e Europës, në mënyrë që ne të ndjehemi si të barabartë me popujt tjerë dhe për këtë të arrirë të bëhemi krenarë me vendin tonë.

Ndërtimin dhe debatimin për reformën nuk duhet parë e bërë si një zëvendësim pa domethënie për shoqërinë e personelin drejtues politik, por ndërrim në stilin dhe përmbajtjen e politikës. Është koha që politika në Kosovë ta bëjë kapërcimin e hendekut mes të thënës dhe të bërës.

Debati komunikues së pari brenda vet partive politike, si debat për të ardhmen, gjithsesi duhet të qartësoj gjërat dhe pozicionet për mënyrën se si duhet të funksionoj ndryshe sistemi i drejtësisë për të vendosur kufirin se ku mbaron politika e fillon kriminaliteti, pozicionin për reformat në sistemin e arsimit, shëndetësisë dhe veçanërisht pozicion qartësues për mënyrën se si të arrihet zhvillimi ekonomik i vendit.

Sot, qytetarët e shumtë të vendit nuk arrijnë t’i përmbushin detyrimet publike që i kanë ndaj shtetit e kjo jo me dëshirën e tyre. Vargu i tillë po rritet dhe fakti i tillë nuk i bënë nder shtetit.

Debati me temën se si do ta dëshironin të ardhmen gjithsesi që do të eliminonte defektet e së kaluarës dhe pa e lënduar të tashmen e krijuar.

Mendoj që roli i politikës nëse e do ekzistencën është një ndërtim i alternativave programore për të ardhmen e vendit e jo të konsumohet gjithnjë në debate, kundërshti e armiqësi për të kaluarën.

Koha është e vlefshme, politika e Kosovës ka nevojë të mësoj se si ta përdorë në debate për të ardhmen, në vend se ta shpenzoj në debate për të kaluarën.

Egot që jetojnë në gjendje frike nuk mund ta projektojnë mendjen për të ardhmen

Nxitimi, përkatësisht vrapi për tek idealja politike, shpeshëherë prodhon kundërproduktivitet e mbase edhe utopi.

Gjendja e tillë është rezultat kryesisht i vonesës së vetës sonë, duke mos ecur atëherë kur do të duhej të ecnim e vrapi sot është i kotë.

Sot, një pjesë e politikës kosovare, për fat të keq vazhdon ta ushqej ndjenjën dhe qëndrimin për të kaluarën dhe pozicioni i tillë me dëshirë do t’i bartej si arenë e kundërshtive në gjithë spektrin politik.

Të shtyrë nga një gjendje emotive, kjo pjesë e politikës ka humbur arsyen e racionalitetin dhe e ëndërron vetën si aktere kryesore politike nëse e rikthen të kaluarën apo proceset politike të Kosovës.

Egot që e ushqejnë politikën e tillë në Kosovë me të kaluarën jetojnë vazhdimisht në gjendje frike dhe të tillët vështirë e kanë ta projektojnë mendjen për të ardhmen.

Abraham Linkolni ka thënë: “Një pikë mjalti tërheq më tepër miza sesa një litër uthull.” Konsideroj se me të drejtë e ka njerrë këtë konstatim ish presidenti i SHBA-ve dhe që lidhet me politikën edhe të Kosovës.

Gjithsesi që mjalti në politikë është dhënia e alternativës politike si produkt i dialogut e diskutimit për të ardhmen.

Ne si politikë, sot për herë të parë kemi diçka në dorë e që është kjo pavarësi e tillë si është.

Debati për të kaluarën e rrezikon që edhe ajo të na humbet, gjersa debati për të ardhmen nënkupton që nga ajo që kemi në dorë të nxjerrim vlera më cilësore e të vyera për ta bërë sa më funksionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2019 - Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë në të cilën marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, ora 8:30) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit, ora 8:45) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:40)

- Në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së bashkë më struktura të saj, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe  te varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut e Kosovës (FPPK) organizon turneun “Dita e Pavarësisë”.  (ShMU “Tefik Çanga”, Ferizaj, ora 10:00)

- “Star Kids” do të performojnë në sheshin “Skënderbeu” për nder të Pavarësisë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:45) 

- Komuna e Gjilanit organizon akademi solemne dhe program artistik nga Shkolla e Muzikës në Gjilan. (Teatri i Qytetit, ora 11:00)

- Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë parakalojnë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet koktej për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovë në Gjilan bën përurimin e bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugova (Gjilan, ora 13:00)

- Përfaqësues të organizatave studentore organizojnë një “protestë artistike” në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00) 

- Komuna e Vushtrrisë organizon manifestimin qendror për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon një event simbolik për Pavarësi. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 14:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përurojnë Palestrën Sportive në Shtime. (Shtime, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin 17-anëtarësh nga Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00) 

- Komuna e Lipjanit organizon koncert festiv për 11-Vjetorin e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan, ora 15:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban koncert festiv për Pavarësi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 18:00)

- Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëhet ndezja e organizuar e fishekzjarrëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 18:30)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet pritja shtetërore nën përkujdesjen kryeministrit Ramush Haradinaj. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 19:30)

- Mbahet koncerti festiv për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 20:00)