24 Gusht 2019

A ka mbarim tranzicioni në Kosovë

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Gjendja emocionale e popullatës së mjeruar nga sundimi kolonial i saj, por edhe faza e tranzicionit në liri e shoqërisë kosovare, fazë kjo të cilës nuk i dihet as se kur filloi apo se kur do të mbaroj, e cila edhe mund të konsiderohet si fazë e një kapitalizmi pa kritere kanë bërë të keni një gjendje jo shumë me perspektivë.

Mos stabiliteti politik, institucional dhe kriza sociale, gjithsesi të jenë fryte të kësaj faze.

Mjerimi politik prodhoi etjen e grupeve të individëve për fitime të shpejta në këtë kaos dhe paqëndrueshmëri institucionale gjatë këtij tranzicioni dhe në këtë mes nuk u kursye asgjë për të ardhur tek pasurimi i shpejtë.

Sot, për fat të keq në këtë shoqëri vlerësohet ai që ka bërë pasuri dhe para pa u munduar të kuptohet se si është arritur dhe ku ajo pasuri.

Ky fillim i kësaj faze dhe mentaliteti në Kosovë mendohet të jetë nga shumë kush nga vitet 2002 e tutje, gjersa elementi qenësor i saj padyshim që është pasurimi në kriza e tranzicion.

Sa më e gjatë të jetë kjo fazë, aq më mirë për ta, ndërsa Kosova ka nevojën që kjo fazë të mbyllet sa më parë për t’iu kthyer një jete të re sipas rregullaveshoqërore që precizon demokracia dhe ligji.

Trishtimi dhe lodhja në sytë e qytetarëve nga një gjendje e tillë shihet kudo. Janë lodhur nga krizat institucionale politike, janë lodhur nga deklaratat e dëgjuara për korrupsion e krim të organizuar, ata janë të etur të dëgjojnë një fjalë të mirë, një shpresë të re, një perspektivë të re, e cila do të shënonte një fund të këtij tranzicioni të një kapitalizmi plaçkitës.

Kriza jonë nuk është vetëm krizë tranzicioni, është krizë idealesh, e cila në analizë të fundit prodhon krizë morale.

Politika ka humbur natyrësinë e saj të ekzistencës dhe forcën e saj nga mendimi mbizotërues në popull, se të merresh me politike do të thotë të sigurosh për vete, të rrëmbesh çka të gjesh apo të kundërshtosh gjithçka, pasi ti nuk ke siguruar pozicion përfitimi.

 Kjo logjikë ka prodhuar një shoqëri, e cila endet e lëvizë vetëm prej “Punëve në interes”.

Është koha që politika në Kosovë të kthjellet e përshpejtoj hapin që vendin ta nxjerrë nga tranzicioni për ta futuar në normalitetin e vet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ti kthehet stabilitetit dhe mosgjetjes së armiqve por kundërshtarëve të ideve.

Është koha e konsolidimit të shtetit e demokracisë dhe ajo më nuk bëhet nga veprimet me të mundur por sipas parimit të legjimitetit. Fazës së vendosjes së pushtetit pa konsolidim të tij, politika duhet t’ia përcaktoj fundin tani.

Politika në Kosovë, qoftë ajo e prodhuar nga partitë e pozitës a opozitës i kanë borxh qytetarëve të këtij vendi.

Këtë borxh ajo ka shansin për ta larë tani me veprime të përgjegjshme, të cilat prodhojnë arsyeshmëri e racionalitet, gjersa ata që mbesin për të qeverisur me vendin për këtë mandat të mendojnë që me veprimet e tyre të përgjegjshme të hapin kapitullin e ri për t’i dhënë fund këtij tranzicioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)