26 Prill 2024

A e tradhtoj, Qeveria Rama Amerikën në OKB

Shkruar nga Fadil Maloku

1. Kundër Amerikës, edhe kur gjykojmë se nuk e ka drejtë në punët tona, NE duhet ta pranojmë qëndrimin e saj "të gabuar në sytë tonë".

Arsyeja e vetme, e një pranimi të këtillë të pahamendësuar e publik, kujtoj që qëndron ende te ajo vogëlsia e jonë (demografike; ekonomike; e ushtarake) famëkeqe historike në rajon.

2. Nëse, ajo ndonjëherë "lodhet" (e gjasat janë të vogëla, jo sa shkaku ynë sa shkaku i interesit të Asaj vetë, në Ballkan) nga kjo status quo-ja e jonë e ripërsëritur historike, pra, nëse arrinë të bëhet aq monotone me vogëlsinë tonë meskine, ajo në "ndërkohën" e mosrefuzimi" tonë, duhet të paktën të punojë në fuqizimin dhe faktorizimin tonë sistematik, këndejpari.

3. Pra, si komb kemi shumë nevojë të na konsolidojë; Ekonomikisht (përmes ekspertizave speciale dhe përvojës për mënyrat e reduktimit të; gangrenës së krimit dhe korrupsionit); Politikisht (përmes sygjerimeve strikte dhe rekomandimeve të fuqishme për nevojën e ndërrimit evoluitiv të gjeneratës qeverisëse), e sidomos; Ushtarakisht (përmes faktorizimit të vetës sonë, në mënyrë që tē ushqehet siguria dhe paqa në gjithë këtë pjesë të ndieshme të botës).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)