21 Tetor 2020

A do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë? Definitivisht jo

Shkruar nga  Behxhet Sh. Shala - Bajgora

Sinqeriteti i pasinqertë: Menjëherë pasi Qeveria Kurti nuk e përballoi mocionin për mosbesim të propozuar nga partneri kryesor, LDK-ë, pas qetësimit të stuhisë, përsëri u ringjallën pasionet për  pu- shtet përmes zgjedhjeve të reja, në emër të legjitimitetit qytetarë.

Natyrisht se më të zëshmit për zgjedhje të reja ishin “ skifterët “  apo “ dragojtë “ e VV e që në VV aderuan kur nuk iu mbeti vend tjetërkund prandaj mungesën e të qenit ne përmbajtje dhe bindje VV, këtë e kompensuan me fjalorë të fortë, denigrues, përjashtues, fyes, damkosës dhe diferencues.

Realisht, këta ishin dhe janë anëtarë të VV për aq sa unë jam anëtar i Partisë Popullore Kurde!

Këta, në fakt, më së shumti e kanë dëmtuar dhe po e dëmtojnë VV sepse një të kaluar jopatriotike dhe pa përmbajtje, në jo pak raste edhe kundër VV po e mbështjellin me një cipë të pacipë të patriotizmit ekstrem!  

Prandaj, nga overpatriotizmi e pësuan vdekjen e menjëhershme politike. Realisht, në VV patriotët e vërtetë mbetën nën hijen e patriotëve mashtrues, si veteranët mashtrues!

Se VV kërkon zgjedhje nuk ka asgjë të keqe për faktin se vlerëson se do t’i fitojë ato zgjedhje madje, siç deklarojnë me më shumë se 50 % të votave.

Edhe këtu kanë të drejtë, ëndërrat nuk janë të ndaluara, për to nuk paguhet tatim dhe, sipas Ligjeve në fuqi në Kosovë, ato edhe nuk sanksionohen  në asnjë mënyrë.

Për aq kohë sa janë ëndërra ! Jam i sigurt se VV i fiton zgjedhjet, pa asnjë dyshim por se dallojmë te përqindja.

 Nëse, të themi e që unë nuk besoj zgjedhjet do të mbahen në 6 muajt e ardhshëm, VV do të fitojë 35-40 % të votave, pa bërë koalicion me askend.

Nëse zgjedhjet do të mbahen  pas 9 muajve, VV  do ta ketë vështirë t’i fitojë edhe 30% të votave kurse, nëse zgjedhjet mbahen pas 12 muajve VV nuk e kalon 26 % të votave.

VV po e bën një gabim të pafalshëm për një parti që ka për qëllim t’i fitojë zgjedhjet dhe të qëndrojë gjatë në pushtet; nuk e ka bërë një analizë të sinqertë për shkaqet të cilat ndikuan që aq shpejt të katapultohet nga pushteti dhe qeverisja por se është vënë në situatë të shokut Zulo e që do të jetojë mbi famën e së kaluarës.

VV duhet  ta ketë të qartë se të gjithë ata që janë bërë bashkë për ta rrëzuar nga pushteti në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë të mbahen zgjedhjet në kohën ku VV është thuaja në majat e popullaritetit dhe të përkrahjes.

Pastaj, proceset që po zhvillohen rreth Kosovës e jo për Kosovën thuaja janë përcaktuese për pohimin tim se nuk do të ketë zgjedhje, as të shpejta e as kur i përshtatet VV.

Rrobaqepësit e fatit të Kosovës duket se e kanë marrë masën e rrobave të cilat Kosova domosdoshmërisht do t’i veshë pavarësisht nëse janë të ngushta, me mëngë të shkurtëra apo me prapanicë të lakuriquarr!

Pastaj, faktori ndërkombëtar e ka krijuar një hartë politike që i përshtatet në Ballkan dhe nuk do të lejojë që investimi i tyre të shkojë huq në Kosovë përkundër faktit se Kosovës nuk po i ofrojnë as zgjidhje të drejtë e as zgjidhje të ndershme por kompromis, madje të dhimbshëm! Ndërkombëtarët e legjitimuan autokracinë e Aleksandar Vuçiqit e cila u bë shtet si në kohën e Sllobodan Millosheviqit, thuaja pa opozitë fare.

E siguruan gjithashtu vijimësinë politike të Zoran Zaevit në Maqedoninë e Veriut sikur që i thyen këmbët politike të pushtetit 30 vjeçar të Millo Gjukanoviqit duke e përkrahur një qeveri me ortodoksizëm politik, të maskuar si qeveri e ndryshimeve dhe duke e përligjur modelin grek ku Kisha Ortodokse është vet shteti apo edhe mbi shtetin.

Ndërkombëtarët nuk duan ta rrëzojnë nga pushteti Dodigun e Republika Serpskas sepse e ruajnë si xhoker në ridisajnimin e ndryshimeve politike në Ballkan ku as kufijtë nuk llogariten të paprekshëm nga ndryshimet eventuale.

Republika Srpska i rri si shpatë mbi kokë Kosovës përmes Asociacionit të Komunave të Serbisë në Kosovë.

duhet të kërkojë aleatë brenda pozitës dhe opozitës në Kosovës dhe autoritarizmin që e zbatuan gjatë 50 ditëve përmes spastrimeve klasike duhet ta kujtojnë si një të kaluar të keqe që i lë, edhe pa pushtet, edhe pa aleatë!

Nëse VV  e kupton se nuk do të ketë zgjedhje të shpejta dhe në kohën kur vetëm asaj i përshtaten, atëherë do ta ketë një të ardhne politike më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme!

Në të kundërtën, edhe nëse i fiton zgjedhjet e nuk ka dyshim se i fiton, nuk do të gjejë partnerë për të qeverisur! VV nuk ka qenë pjesë e asnjë procesi të madh në Kosovë, me mosmarrjen e përgjegjësisë së Qeverisë Kuri për bisedime, e ka përjashtuar veten nga loja.

Ka mundur dhe ka pasur detyrim kushtetues Albin Kurti që t’i udhëheq bisedimet dhe, nëse do të ishin të  dëmshme për Kosovën, topin e vendimmarrjes është dashur ta adresojë të Kuvendi i Kosovës.

Mua më duket se ndërkombëtarët për Marrëveshje përfundimtare me Serbinë nuk kanë kërkuar për partnerë as Albin Kurtin e as krahun e luftës.

Në fund të fundit, nuk iu kanë besuar, prandaj, Albinin e nxorën jashtë loje pasi ai nuk diti dhe nuk luajti sipas rregullave të përcaktuara nga ata kurse krahut të luftës ia lëshuan Gjykatën Speciale.

Edhe nëse nuk i dënojnë, atëherë për një kohë të caktuar i nxjerrin nga fusha e lojes dhe vendimmarrjes! Personalisht nuk i besoj Trampit dhe Grenellit se kanë ndonjë qëllim të mirë kurse Lajçakun dhe Borrellin më shumë i konsideroj si pjesë e ekipit të Serbisë se që janë të paanshëm dhe korrekt! Por, i forti t’i prenë teshat sipas masës së tyre!

2. Lidhja Demokratike e Kosovës:  Mund edhe të mos pajtoheni me LDK-në por duhet ta pranoni se tani po e udhëheq vallen.

Edhe më pak mund të mos pajtoheni me Isa Mustafën por duhat ta pranoni se, aktualisht është politikani pa të cilin nuk bëhet asnjë zgjidhje dhe asnjë proces.

Është interesant fakti se Isa Mustafa më shumë kontestohet nga vet LDK se nga opozita. Opozita nuk e sulmon shumë dhe fort për faktin se e ruan si partner të mundshëm. Pastaj, Isa Mustafa po i luan shumë mirë lojërat politike dhe është shumë më larg në këtë drejtim krahasuar me kundërshtarët në opozitë që, në vend të argumenteve, po përdorin fyerje personale, familjare etj. prandaj edhe nuk e kanë efektin e duhur.

Kryeministri aktual, Avdullah Hoti ndonëse e drejton një qeveri me këmbë të qelqit, dhe nën hijen e Isa Mustafës, pahetueshëm po punon më krijimin e rrjetëzimit të bashkëpunëtorëve që ia forcojnë pozitën në kohën kur thuaja të gjithë ndërkombëtarët po e pranojnë si partner të besueshëm.

Me Serbinë, së paku në planin deklarativ po mbanë qëndrim të fortë prandaj, ose do të kacavjerret majave të pushtetit ku edhe do të qëndrojë, ose do ta marrë “ vellika teposhtëzën “ siç thonë në qytetin e origjinës.

Është krejt e natyrshme që LDK kundërshton zgjedhje të reja në kohën kur është në pushtet, i tillë siç është dhe kur po udhëheq me procese duke premtuar zgjidhje që nuk e dëmton Kosovën në asnjë aspekt.

3. Partia Demokratike e Kosovës : Pas zgjedhjeve të fundit PDK vendosi një standard që i kishte munguar Kosovës; i pranoi rezultatet e zgjedhjeve, kaloi në opozitë ndonëse kishte mundësi të bëhej pjesë e kombinimeve për formim të qeverisë, deklaroi se në asnjë rrethanë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë, kundërshtoi disa procese politike mirëpo, në anën tjetëru deklarua se do të votojë çdo ligj apo nismë që është në interes të Kosovës.

Fillimi i opozitarizmit  ishte i mirë dhe i drejtë ndërsa filloi të lëkundet pas ftesave nga Gjykata Speciale që, si shpata e Demokleut u vendos mbi kokën e figurave kryesore të PDK-së, që janë tani në këtë parti apo janë në subjektet tjera politike.

Sot, opozitarizmin e PDK-së po e përcakton Gjykata Speciale dhe duket se edhe e ka pasur një qëllim të tillë, midis qëllimeve tjera. Në PDK ishte etabluar një shtresë parazitësh politikë që nuk punonin asgjë për partinë por që nga partia nxirrnin vetëm përftitime.

Për shkak të jetëgjatësisë së PDK –së në pushtet, kjo shtresë parazitësh u ashtëzua dhe kundërshtonin çdo reformë apo ndryshim brenda partisë.

Tani, me veshë cucë po presin veprimet e Gjykatës Speciale. E pandershme dhe e pamoralshme.

PDK nuk mund të bëjë planifikime strategjike për faktin se Gjykata Speciale nuk ia certifikon ato planifikime, madje, po bënë përpjekje t’i shkatërrojë ato.

Tash, në PDK kemi kakofoni mendimesh dhe qëndrimesh, ata që ishin edhe para formimit të PDK-së, PDK-ë, për shkak të rrethanave të krijuara janë të kufizuar në veprime kurse ata që kurrë nuk kanë qenë PDK-ë ose janë bërë PDK për shkak të përfitimeve, kanë nxjerrë kokën e strucit dhe po e luajnë rolin e shqiponjave.

Përkundër deklarimit se PDK –ë është e gatshme për zgjedhje mendoj se në këto rrethana nuk i konvenojnë zgjedhjet aspak. Kjo i bjen sikur kur besimtarët mashtrues thonë se : “ çka vjen prej Zotit, mirë se ardhtë ( madje edhe vdekja )  por se nuk lënë gjë pa bërë për t’i shpëtuar vdekjes... “.

Edhe PDK duhet të deklarohet se është për zgjedhje por, në anën tjetër të lutet të mos ketë zgjedhje, deri në një sqarim të situatës.

4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës : Mbajtjen e zgjedhjeve i përdorë si gulinov nëse Ramush Haradinaj nuk zgjedhet president.

Është gabim për faktin se kartën më të fortë e kanë zbuluar shumë heret! Pastaj, besoj se janë të informuar se asnjëherë zgjedhja e Presidentit në Kosovë nuk është bërë pa ndërhyrjen diskrete (në pikë të ditës dhe publikisht) të ndërkombëtarëve, qofshin ata banditë apo mashtrues.

Ibrahim Rugova e kishte përkrahjen e ndërkombëtarëve sikur më vonë edhe Fatmir Sejdiu. Behgjet Pacolli u bë president prej koçeve të Pushikarit dhe Dellit sikur që edhe FETJA u bë presidente nga zarfi i Dellit.

Edhe Hashimi u bë President me ndihmën e terminalëve, falë përkrahjes bujare të ambasadorëve të ardhshëm e që ishin deputetë, dhe, pa asnjë dyshim me përkrahjen e ambasadave në Prishtinë.

Edhe Ramushin, si njërin nga kandidatët e mundshëm për president e pret “ një kontrollim teknik “ në ambasadt e huaja në Prishtinë sikur që edhe kandidatët tjerë, për t’u bërë president duhet ta sigurojnë Kartonin e Gjelbërt – Green Card të koçemëdhenjve ndërkombëtarë  dhe vetëm pastaj do t’ i nënshtrohen një  “votimi demokratik “,  në Kuvendin e Kosovës. Nëse seriozisht krijohen kushte për zgjedhje, AAK mund të përafrohet me VV.

5. NISMA për Kosovën dhe AKR : janë të interesuar për zgjedhje të jashtëzakonshme për aq sa unë jam i interesuar ta ndërroj emrin, nga Behxhet Shala, në Aleksandar Vulin!

Prandaj, të gjitha këto që i ceka më lartë më japin një siguri se zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do të ketë në Kosovë aq më parë që Borrel dhe Lajçak deklaruan se Marrëveshje me Serbinë është çështje muajsh.

Ndërkombëtarët në Kosovë nuk janë këtu për t’ua plotësuar dëshirat e partive politike nëse nuk jeni vet Lista Serbe që ka një status të privilegjuar në Kosovë ashtu sikur Kisha Ortodokse në Serbi, Greqi e tash edhe në Mal të Zi.

Në vend të kësaj, shprehje dëshirash për zgjedhje sepse më përshtaten tash, opozita dhe pozita duhet të mobilizohen që të pengojnë që dëmi që do t’i bëhet Kosovës të jetë sa më i vogël. Se Kosova do të dëmtohet, për këtë nuk e kam asnjë dyshim!!!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2020

 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Skenderajt ku do te takohet me Kryetarin Bekim Jashari. (Ndërtesa e komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Fahredin Hoti”, e cila gjendet në lagjen “11 Marsi”. (Në afërsi të çerdhes publike në lagjen “11 Marsi” në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahen tri interpelanca të kryeministrit Avdulla Hot. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ndan certifikatave për ndërmarrësi në Skenderaj. (Skenderaj, ora 10:30)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Këshilli Turk në Kosovë do të bëj përurimin e projektit të Klasës së Fizioterapisë në shkollën së mesme të mjeksisë "Hysni Zajmi". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi viziton Komunen e Prishtines. (Objekti i Komunës, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin Ramiz Lladrovci. (Ndërtesa e Komunës së Drenasit, ora 13:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhes mbahet konferencë për media. (Sëiss Diamond Prishtina, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Fushës së Mbyllur të Tenisit, në oborrin e Qendrës Sportive "Sezai Surroi". (Oborri i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon mbledhjen e ditës së djeshme. (Ndërtesa e KQZ-së, në sallën që gjendet në katin e 4-t, ora 14:00)