26 Prill 2024

Vjollca Llapashtica disenjatorja e një dasme përrallore

Prishtinë,  31 tetor - Diçka edhe më fantastike dhe shumë madhështore ceremoninë dhe komplet dasmën e modeles  Alba Hoti, e cila është martuar me Milot Nuren, organizatorin i disa nga emisioneve në RTV 21, e kanë bërë edhe katër vellot e saja që i ka njëra pas tjetrës. 

Më konkretisht, për këto katër vello është përkujdesur disenjatorja jone Vjollca Llapashtica. Kjo e fundit, na jep detaje të shkurtra se si janë punuar këto vello e cila thotë: “Njërën ndër vellot e kam quajtur “vello përrallore”. 

Në të  kam punuar tre muaj punë dore dhe janë hy 300 metra material, ndërsa vello e dytë me 250 metra material me pupla, dhe dy vellot tjera të cilat i ka veshur Alba gjatë shkuarjes dhe kthimit në hotel dhe shtëpi”.

Vjollca tregon se për Alben, nga atelieja e saj janë punuar edhe disa fustane të rëndë nusërie, e të cilët sa për foto janë veshur nga modelja Diana Avdiu dhe Agnesa Vuthaj,  shoqe dhe vetë Vjollca. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)