27 Prill 2024

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Prishtinë, 1 qershor - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës,  duke synuar gjithë përfshirjen në arsim cilësor,  për të gjithë fëmijët pa dallim gjinie, moshe, përkatësie etnike dhe religjione shënon Ditën ndërkombëtare të fëmijëve, me qëllim sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi të opinionit publik për të drejtat e fëmijëve në procesin edukativo-arsimor.

Më ketë rast Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, UNDP dhe IOM, kanë përgatitur konferencë dhe punëtori edukative.

Sivjet aktivitetet do te përqëndrohen në idenë për edukimin për paqe dhe tolerancë, duke korresponduar me politikat nacionale që lidhen me promovimin e paqes, mbrojtjes dhe sigurisë.

Aktiviteti qendror do të përfshijë hapjen zyrtare nga udhëheqës të lartë shtetëror dhe partnerë ndërkombëtarë si dhe aktivitetet artistike me fëmijët e  nivelit të arsimit parauniversitar.

Fëmijët pjesëmarrës në aktivitet përfaqësojnë të gjitha komunat e Kosovës, të gjitha etnitë dhe relegjionet.

Po sot Asambleja Komunale e Fëmijëve të Mitrovicës do të shkruajnë mesazhe të ndryshme me shqetësimet, nevojat dhe dëshirat qe ata kanë dhe këto mesazhe do të varën në drunjtë dekorativë ku edhe do të emërohet “Pema e fëmijëve për komunën” para komunës së Mitrovicës.

Edhe Asambleja komunale e Ferizajt do të shënojë këtë ditë më realizimin e disa video-mesazheve dhe pikturave që kanë të bëjnë më ngritjen e përgjegjësisë së institucioneve karshi nevojave të fëmijëve..


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)