07 Qershor 2020

Shembja e Teatrit Kombëtar sulm ndaj historisë

Prishtinë, 22 maj - Aktori Naim Berisha shprehet se me rrënimin e godinës së Teatrit Kombëtar, vendi ynë humbi një pasuri të pakthyeshme shpirtërore dhe historike.

Berisha shprehet se çdo godinë që të jetë në vend të saj do ta shpërfytyrojë atë pjesë të Tiranës.

Në intervistën për gazetën “SOT” aktori Naim Berisha, thotë se institucionet shtetërore janë përgjegjës për mos restaurimin, e tani edhe për shembjen që ju bë kësaj godine.

Për aktorin Naim Berisha që dhe më parë ka reaguar për problemet që has sot arti dhe kultura, Ministria e Kulturës është përgjegjësja kryesore për mosmarrjen në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar, sidomos me hyrjen e saj në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Aktori flet edhe për qëndrimin e Shoqatës Sindikale të Teatrit Kombëtar të Kosovës për Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Si nënkryetar i saj ai shprehet se ndihet i paqtuar me veten, që kryeson një subjekt si Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që ishte një ndër të vetmet shoqata teatrore në Kosovë, që e mbështeti kauzën e mbrojtjes së teatrit prej fillimit.

Në vijim të problemeve të artit dhe kulturës, aktori pohon dhe vështirësitë me të cilat përballen artistët në jetën artistike, ku sipas tij problemet nisin që nga çështjet me ligjet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)