26 Prill 2024

Qeveria do të krijojë një ambient më të favorshëm për vullnetarizmin

Prishtinë, 5 dhjetor - Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, në shenjë falënderimi për të gjithë vullnetarët në Republikën e Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka ndërmarrë nismën për  vendosjen e bazave të një sistemi dhe për krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e vullnetarizmit në Republikën e Kosovës, duke marrë vendim për krijimin e ekipit për hartimin e Koncept-Dokumentit për Ligjin për Vullnetarizëm në Republikën e Kosovës.

“Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend. Në Kosovë mund të ketë sukses ekonomik dhe social nëse Qeveria miraton nisma të politikave, ligjeve dhe rregulloreve, të cilat i promovojnë dhe shpërblejnë aktivitetet vullnetare”, tha kryeministri Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, me përkrahjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së, kanë kryer Studimin mbi Vullnetarizmin në Kosovë. Për të tejkaluar të gjitha sfidat e shpalosura në këtë raport, nevojiten zgjidhje dhe mundësi praktike nga shteti, pra, kërkohet të ndërmerren veprime për hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi Vullnetarizmin.

Ligjit mbi Vullnetarizmin do t’i paraprijë koncept-dokumenti që do të: përkufizojë parimet, kushtet, nxitjet, të drejtat dhe obligimet e vullnetarizmit, caktojë përgjegjësi të veçantë në një institucion i cili do të mbikëqyr vullnetarizmin, caktojë mekanizmat për monitorimin dhe vlerësimin e punës vullnetare, përfshijë dispozitat mbi standardet etike dhe cilësore, Caktojë standardet dhe procedurat minimale për vullnetarizëm dhe do vendos modelin e duhur të regjistrave për evidentimin e vullnetarëve, modelet e kontratave, certifikatat.

Përshtatja e vazhdueshme e standardeve të cilësisë në vullnetarizëm mund të arrihen vetëm nëse ato zhvillohen paralelisht me një infrastrukturë më të fortë dhe me mbështetëse të vullnetarizmit.

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore në koordinim të plotë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Administratës Publike dhe institucionet tjera përgjegjëse për këtë fushë do ta marrin këtë përgjegjësi për hartimin dhe finalizimin e këtij dokumenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)