31 Mars 2020

Protestohet me moton “MARShojmë S'festojmë”

Prishtinë, 8 mars - Këtë vit për 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Grave, organizohet marshë protestues me moton “Marshojmë S'festojmë”.

"Marshojmë sepse nuk kemi asgjë për të festuar. Të bashkuar/a ne kërkojmë drejtësi gjinore dhe shoqërore në Kosovë, duke rezistuar dhe duke e luftuar deri në ç'rrënjosje sistemin patriarkal i cili na shtypë dhe na diskriminon çdo ditë", thotë grupi organizues i këtij marshi.

Sot aktivist do të mblidhen në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë dhe sheshin "Adem Jashari" në Mitrovicë për të marshuar për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, për një ndarje më të drejtë të privates dhe publikes, për jetë të dinjitetshme pa seksizëm, shtypje e padrejtësi gjinore, shoqërore dhe ekonomike. Duke marshuar, kundërshtojmë çdo lloj të padrejtësisë që ushtrohet ndaj grave.

"Marshi i paraprinë grevës kolektive të grave me apo pa kontrata pune. Të dielën hyjmë në grevë për të kundërshtuar diskriminimin që iu bëhet grave."

"Hyjmë në grevë dhe refuzojmë çfarëdo pune, të ndërrimit të parë apo të dytë, të papaguar apo të paguar. Refuzojmë të punojmë edhe të dielave, ditë kjo e cila për gratë nuk është pushim."

"Me 8 mars, të bashkuar/a marshojmë, rezistojmë dhe e kundërshtojmë këtë sistem patriarkal i cili është shtypës, i padrejtë dhe poshtërues për qytetaret e qytetarët e republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e grupit organizues.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)