26 Prill 2024

Promovohet monografia “Masakra e Reçakut - Krim kundër Njerëzimit”

Prishtinë, 14 shtator - Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u bë promovimi i monografisë “Masakra e Reçaukt – krim kundër njerëzimit”, nga grup autorësh, botuar në dy libra të veçantë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Kjo monografi në gjuhën shqipe është botuar për herë të parë në vitin 2004 nga Fondi i Kompleksit Memorial Përkujtimor “Masakra e Reçakut”, në Shtime, ndërkaq ky ribotim vije i përpunuar dhe i plotësuar.

Ndërsa në gjuhën angleze monografia botohet për herë të parë nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë promovim të monografisë mbajtën fjalë rasti Prof. Ismet Salihu,  shkrimtari Ahmet Qeriqi, bashkë-autori i librit Ruzhdi Jashari, si dhe përfaqësuesi nga fshati Recak z. Agim Kameri. Në promovim morën pjesë studiues, hulumtues, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe një auditorium i gjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)