26 Prill 2024

Promovohet libiri “Të fuqishmit dhe i Plotfuqishmi” i Madeleine Albright

Prishtinë, 5 qershor - Shtëpia Botuese Fan Noli dhe Klik Ekspo Group organizojnë promovimin e librit të znj. Madeleine Albright “Të fuqishmit dhe i Plotfuqishmi”.

Me ketë liber Shtëpia Botuese “Fan Noli” është vlerësuar me Medaljen e Mirënjohjes “Dritëro Agolli” , në Festivalin Ndërkombëtar të Tiranës “Ditënetët e Librit”.

“Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi”. Kështu e titullon librin e saj me “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës”, Madeleine Albright, një ndër gratë më të fuqishme në botë, ish-sekretare e Shtetit Amerikan.

Një libër, i cili vjen në shqip falë përkthimit të Engjëllushe Shqarrit dhe Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, me një parathënie nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)