24 Tetor 2018

Prezenca kulturore e Kosovës në hapësirat frankofone

Gjenevë, 6 prill - Favorizimi i diplomacisë parlamentare kulturore ishte njëra prej temave të diskutimit në takimin në ka realizuar sot zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva me Guy Mettan, deputet në Parlamentin Kantonal në Gjenevë, njëherësh Drejtor Ekzekutiv nga Klubi Zviceran i Shtypit dhe Tahir Shabani, President i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare.

Ndër çështjet tjera që u diskutuan në këtë takim ishin edhe thellimi e bashkëpunimit dhe organizimit të aktiviteteve kulturore në vazhdim të përpjekjeve të një promovimi dhe bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare në mes te Kosovës me Gjenevën, në Francë dhe Bruksel.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve do të favorizojë diplomacinë parlamentare kulturore për Kosovë.

Zëvendësministrja, çështjen e diplomacisë parlamentare kulturore e vlerësoi si tejet të rëndësishme dhe me interes jo vetëm për ministrinë por edhe për palët tjera që promovojnë vendin tonë.

“Në kuadër të politikave të ministrisë, me prioritet trajtohen temat e dialogut, promovimit dhe diversitetit kulturor dhe nevoja për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të mira me partnerë dhe miq është e domosdoshme dhe pozitive. Prezenca kulturore e Kosovës në hapësirat frankofone është një promovim jo vetëm i kulturës por edhe i shtetit të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera zëvendësministrja, duke shtuar faktin që në këto vende jetojnë dhe veprojnë shumë bashkatdhetarë.

Ndërkaq, deputeti zviceran u shpreh se ndjehet i lumtur për gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar dhe koordinuar aktivitetet në të mirë të diplomacisë kulturore.

Përpos favorizimit të kulturës, fokus do të kihet edhe për fushat e sportit dhe rinisë në këtë bashkëpunim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 tetor 2018 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, do të zhvillojë homazhe te shtatorja e Isa Boletinit. (Shkodër, ora 9:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojn konferencën me titull “Ndërtimi i partneritetit për ndryshime pozitive sociale në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:15)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Bashkinë e Shkodrës në Shqipëri ku do te takohet me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. (Bashkinë e Shkodrës, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët formimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon një ceremoni solemne në të cilën do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me çështjen e regjistrimit të pjesëtarëve të komunitetit shumicë për vendet e rezervuara të studentëve të komunitetit joshumicë dhe vendeve të rezervuara në Qendrën e Studentëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e rrugës  Gjakovë-Ponoshec dhe fillimin e punimeve në rrugën Smolicë-Nivokaz. (Ura e Erenikut në dalje të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve nga raporti i auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, do ta vizitoj Kliniken e Onkologjisë në QKUK, dhe do të takohet me Ekrem Hyseni, drejtor i klinikes. (Kliniken e Onkologjisë, ora 11:30)

- Bëhet promovimi i librit monografik “Nëna ime Mihane Lama” i gjeneralit të mirënjohur, Kudusi Lama. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj asgjësimin e lodrave të konfiskuara nga inspektorati i MTI-së.  (Kishnicë, Komuna e Graçanicës, ora 13:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe me shkollat e mesme në këtë komunë, organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Gjilan. (Parku i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Organizatën “Paqja studentore” organizojn aksion pastrimi në hapësirat e Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kampusi i Universitetit të Prishtinës, ora 13:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin e varrezave të heronjve  në Dubovikë. (Dubovikë, pra 15:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në UP. (Hotel Sirius, ora 15:30)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe sportistë të Klubit te Futbollit "Bardhosh Gërvalla" nga Gjermania vizitojnë kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan. (Gllogjan, ora 16:00)

- Brendi vendor i veshjeve për gra dhe burra Mr.Rex në bashkëpunim me rrjetin e grave të Kosovë organizon mbremja e bamirësisë për gruan me ç’rast në event do mblidhet një donacion i cili do t’iu shkojë në ndihmë grave të prekura nga kanceri I gjirit. (Hotel Emerald, ora 18:00)