26 Prill 2024

Piktorë të Prishtinës mblidhen për të krijuar një koloni të vogël artistike

Prishtinë, 22 prill - Sot në lagjen Ulpiana të mblidhen një grup artistësh të Prishtinës për të krijuar një koloni të vogël artistike që ka për qëllim të ofrojë vetëdijesim që edhe në Kosovë si në shumë shtete të tjera, ekziston një rrugë ku zhvillohet arti pamor.

Në këtë vend, artistët përmes stileve të ndryshme, zbërthejnë emocionet e brendshme përmes pikturës.

Në këtë aktivitet është planifikuar që te ketë edhe muzikë, ushqim dhe pije, e gjithë kjo me vetfinancim të artistëve për ta realizuar synimin e tyre të vetëm, që të sjellin një rrymë të re në kryeqytet.

Artistët që do të jenë pjesë e kësaj kolonie artistike janë: Merita Maloku, Agron Mulliqi, Mentor Avdili, Bardha Buza, Anton Krasniqi, Afrim Spahiu, Driton Gusia, Artan Shala, Artan Kyqyku, Rilind Kabashi, Shpetim Mehmeti, Engjëll Berisha dhe Ariana Bekteshi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)