26 Prill 2024

Përurohet libri “Përgjërim e fjalë”, e autorit Çun Lajçi

Prishtinë, 29 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e librit “Përgjërim e fjalë”, të autorit Çun Lajçi.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë këtë përmbledhje poezish, duke e quajtur artist të merituar aktorin dhe poetin Lajçi. 

“Te Çuni e shoh një artist të merituar, por që jeta e ka sfiduar shumë. Si pjesëtar i një populli të vuajtur, por që nuk është dorëzuar, Çunin e shoh edhe si luftëtarë që me armët e veta lufton dhe nuk e ndalë luftën për temat që i ka të vetat, i ka të popullit të vet, të bindjeve të veta”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke përgëzuar autorin Lajçi për këtë vepër, kryeministri Haradinaj tha se ai e ka pasuruar kombin dhe Kosovën me vlerat artistike dhe me qasjen e tij ndaj artit skenik.

Para të pranishmëve, për librin e Çun Lajçit, folën edhe Besnik Mustafaj, shkrimtarët Jonuz Fetahaj, Abdullah Zeneli, ish-ambasadori Islam Lauka. Në fund aktori dhe poeti Lajçi i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)