08 Maj 2024

Përmbyllet ekspozita rinore artistike "Speak Up Kosovo"

Prishtinë, 18 qershor - Speak Up Kosovo është një ngjarje edukative, artistike në mbështetje të të rinjve të Kosovës dhe artistëve të rinj të Kosovës.

Në të u prezantuan vepra multimediale nga profesionistë artistik, shfaqje të të rinjve dhe vepra artistike rinore.

Qëllimi i ‘Speak Up Kosovo’ është të ofrojë një mundësi për të rinjtë për të shprehur zërat e tyre mbi temat që kanë rëndësi për ta, për t'u përfshirë në komunitetin e tyre dhe për të parë vlerën e veprave të  tyre artistike.

E vecanta e ‘Speak Up Kosovo’ është se të rinjëve nga të gjitha demografitë u ofron të njejtën mundësi për të shprehur veten dhe çfarë ka rëndësi për ta, para një audience që me të vërtetë dëgjon. Programi i bashkangjitur përshkruan në detaje të gjitha veprat që do të shfaqen.
 
Kjo ngjarje u organizua me iniciativë  të Emma Sanders, Mësuese e Dizajnit Grafik në Shkollën Amerikane të Kosovës (ASK), me mbështetjen e Shkollës Amerikane të Kosovës dhe Green and Protein dhe pjesëmarrëse jane organizata dhe projkete të ndryshme nga e mbarë Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)