22 Shkurt 2020

Për herë të parë në Kosovë mbahet moda për persona me nevoja të vecanta

Prishtinë, 4 dhjetor - Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala organizon për herë të parë në Kosovë eventin e modës për persona me nevoja të vecanta “E bukura fillon me ne” .

Ky event që organizohet për herë të parë në Kosovë, në bashkëpunim me dizajnerët më eminent vendor si: Drenusha Xharra, Diana Qerimi, Etnik Shala, Enkelejda Shatri, Lia Stublla, Labinot Gashi, Mia Matin, Shema Sahiti, Valdrin Sahiti dhe Valon Pestisha, kreacionet e të cilëve do të prezantohen ekskluzivisht vetëm nga këta persona, ka për qëllim krijimin e  mundësisë së shfaqjes së talentit të këtyre personave në këtë fushë.

Mbi të gjitha, fokus kryesor ka ngritjen e vetëdijësimit të shoqërisë sonë se edhe këta persona që kanë aftësi ndryshe duhet dhe mund  të jenë te integruar edhe në fushën e modës, dhe krijimin e një pozite të barabartë të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Ideja kryesore e kësaj ngjarjeje është përqimi i një mesazhi ndryshe nga radhët e tjera për respektimin e të drejtave të njeriut. me fokus të vecantë respektimin dhe integrimin e barabartë të personave me nevoja të vecanta në shoqërinë tonë.

 Në këtë event para publikut do të paraqiten 35 model dhe modele me nevoja të vecanta nga të gjitha kateogritë dhe komunitetet.

Në event kanë konfirmuar pjesëmarrjen mysafir nga fusha e politikës, artit, kulturës, diplomacisë dhe shoqërisë civile.

Ky projekt vjen si vazhdimësi e projekteve që Ambasadorja Shala inicon cdo vit për kategori të caktuara të shoqërisë sonë dhe është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Kroacisë në Kosovë, Ambasada e Norvegjisë në Kosovë dhe disa sponsor të tjerë vendor.

Përzgjedhja e modelëve pjesëmarrës është bërë në bashkëpunim me organizatat: Handikos, Down Syndrome Kosova, Autizmi dhe Rrograek.

Eventi mbahet të premtën me dt. 7 dhjetor në Swiss Diamond Hotel Prishtina ndërsa transmetohet në tërësi në Radio Televizionin e Kosovës me 10 dhjetor me fillim nga ora 20:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)