27 Prill 2024

Ngacmimi seksual në vend të punës problem i përhapur e që adresohet pak

Prishtinë, 11 dhjetor - Me rastin e shënimit të Ditës së të Drejtave të Njeriut Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), organizon një konferencën mbi ngacmimin seksual në vend të punës.

 Kjo ngjarje sjellë së bashku shoqërinë civile, institucionet publike dhe përfaqësuesit e biznesit me qëllim të zhvillimit të një debati rreth ngacmimit seksual në vend të punës.   

Ngacmimi seksual në vend të punës është një problem i përhapur në Kosovë dhe që adresohet pak - viktimat kryesisht heshtin për këtë duke mos dashur të rrezikojnë hakmarrjen.  Kosova ende nuk ka një ligj të veçantë kundër ngacmimit seksual në vend të punës ndërsa pretendimet për ngacmim shihen si problem privat.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), përfitues i grantit të USAID-it, po e shënon Ditën e të Drejtave të Njeriut me një konferencë mbi ngacmimin seksual në vend të punës me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut rreth kësaj çështjeje dhe avokimit për politika kundër këtij ngacmimi në Kosovë.     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)