20 Shtator 2019

Nga shëndetësia në artin e poezisë

Shkruan: Ahmet Pllana

Poetja Rudina Papajani nga Vlora këto ditë doli me librin e saj të dytë të botuar me poezi me titull “Algat e shpirtit”, ku ajo e dëshmoi veten jo vetëm si punëtore e shëndetësisë, por edhe si krijuese me vlera në artin letrar. Njeriu pa marrë parasysh ku punon, jeton me atë që e ndjenë.

Poetja Rudina Papajani ka hyrë në botën e poezisë qysh kur ka nisur të shkruaj poezi dhe këtë talent të saj e ka dëshmuar me librin e parë të botuar me poezi me titull “Violinat e shiut”.

Ndërkaq, ky është vëllimi i dytë poetik i saj, përkatësisht libri ui dytë me poezi me titull mjaft interesant dhe provokativ që vet titulli tregon për diçka shpirtërore, e ajo shpirtërore është dashuria. 

Vëllimi poetik i Rudina Papajanit “Algat e shpirtit” jep tabllo mjaft inkurajuese dhe tërheqëse për lexuesit, jep tabllo të sensacionales të botës femërore. Prania e femrës në poezinë e Papajanit vjen si mallëngjim tejet i ndërlidhur me fatet dhe lumturitë ndër fate, të cilat shpeshherë janë të ëmbëla, por shumëherë edhe të hidhura. 

Në poezinë e Papajanit e bukura vjen si kredo poetike duke krijuar ura varshmërie të vargjeve që kanë përmbajtje dhe kuptim. Qartësia dhe mesazhi i poezive të Papajanit janë të mirëseardhura për lexuesit. Realiteti në këtë poezi ka sy malli e mallëngjimi, ka sy ndjenje e shqetësimi, ka virtyte e karaktere që sublimojnë me realitetin dhe hedhjen e dritës drejt të mirës e të bukurës jetë.

Papajani këtë e arrinë përmes shqetësimit shpirtëror se çfarë po ndodhë në ditët e sotme, meqë penda dridhet nga ajri i pangopur. Poezia e Papajanit rrëfen dromca të jetës që shtojnë vetëdijen e emancipimit të femrës dhe vetëdijen sociale, ngase shpeshherë ndodhë që femra emancipohet ndërmjet njerëzve të prapaskenave apo që dikush i quan ‘hiena’, që janë të prirur të sulmojnë çdo gjë të mirë dhe të pastër

Ndiesitë që transmetohen jepen me një sensualitet të dukshëm, ku lundrimet marrin papirusin e gjelbër të mbushur me mall. Në libër gruaja poete nuk është një femër e privilegjuar nga fati, po femër që guxon të vrapojë nëpër ajrin që tenton të ndotet.

Kjo nënkuptohet në poezinë e Papajanit, sidomos kur njeriu qëndron në kufi të asaj që nga e keqja të mos lindin demonë të cilët dijnë të ulen në pije e gosti, ku ngazëllehet vera e flitet për dashuri

Rudina Papajani i është përkushtuar shëndetësisë si punë e çdoditshme, por krahas kësaj i është përkushtuar edhe artit, përkatësisht krijimit të poezisë sipas frymëzimit të ditës, ndërsa frymëzimi gjindet më së shumti në ‘algat e shpirtit’, të cilat e trazojnë shpirtin e saj dhe i japin frymëzim për vargje të reja.

Shpresojmë që Rudina Papajani nuk do të mbetet vetëm me kaq, por do të vazhdojë me krijimtari letrare edhe më tutje dhe do të na sjellë libra të rinj edhe më të fuqishëm dhe më të larmishëm në poezi, ndonëse ajo tashmë e ka krijuar unin dhe origjinalitetin e vet. Poetja Rudina Papajani nuk do të ngelet vetëm me kaq me krijimtarinë poetike, por ajo do të vazhdojë edhe më tutje rrugëtimin e saj drejt dritës poetike dhe mrekullisë të quajtur ‘poezi’.

MOS E MBYLL DERËN....
Mos e mbyll derën,
nëse shpresa vjen e lidhur,
nëse shtegu duket i pakalueshëm ,
në rrugën e ngushtë plot gurë ,
e gjembaç të lodhur pa kurfarrë ngjyre.
Mos e mbyll zemrën që dridhet ,
nga gjaku që gulshon ,
nëse jam e vdekur apo e gjallë,
shpirti nuk tretet nga fati i mbrapsht.
Mos e mbyll jetën,
nëse era këput degët deri në rrëngjethje,
mjafton puthja e diellit në syrin e rilindur,
pllakat e shpirtit që zënë e flasin ,
në lutjen e të munduarve.
Historia zgjohet në kufje malli,
në gërshërë që presin gojët,
në guackat që treten nga zhurma e valëve..

                                /Rudina Papajani/

DASHURIA IME..DET E TËRMET
Je kaq e dlirë dashuria ime,
kaq e pafaj,
po thith pjalmin ...për të qenë jetë,
po mbjell lule...që të quhesh shpirt,
dashuron përtej të zakonshmes,
grindesh...puth,
dridhesh më shumë se fëshfërima,
e gjetheve në vjeshtë,
më shumë se era që kërkon të fejohet,
me gjethet e sapolindura.
Vjen ashtu det e tërmet,
lozonjare në lindje puthjesh....
                                 /Rudina Papajani/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)