27 Shkurt 2021

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëprodhim filmik mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 2 tetor - Sot në Tiranë në mbledhjen e të dy qeverive, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Dumoshi dhe Ministrja e Kulturës znj. Margariti, nënshkruan marrëveshjen që përcakton bashkëprodhimin filmik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo marrëveshje do të intensifikojë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve filmike, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë në bashkëprodhimin e filmave.  

Marrëveshja parasheh edhe ndarjen e çmimeve vjetore kombëtare të përbashkëta në fushën e kinematografisë ceremonitë e të cilave pritet të ndodhin njërin vit në Tiranë dhe tjetrin në Prishtinë. Procedurat për ndarjen e çmimeve kombëtare për kinematografi do të bëhen me një rregullore të veçantë.

Kjo marrëveshje poashtu parasheh promovimin e ndërsjellë të filmave nga të dyja vendet, promovimin ndërkombëtar të përbashkët, si dhe e bën edhe inicimin e themelimit të fondit të përbashkët për kinematografi që do t’i shërbente bashkëprodhimit në mes të dy vendeve si interes kombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)