12 Nëntor 2019

‘Në mes’ nga Samir Karahoda nominohet për Akademinë Europiane të Filmit

Prishtinë, 22 tetor - Muaji tetor në rrugëtimin e begatshëm të filmit të shkurtër dokumentar “Në Mes” nga autori Samir Karahoda do të mbahet në mend me çmimin e fituar në festivalin Qipriot të Filmit të Shkurtër (International Short Film festival of Cyprus) që e nominon filmin nga Kosova për çmimin prestigjioz të Akademisë Europiane të Filmit në vitin 2020.

"Është një lajm jashtëzakonisht i madh si për mua e po ashtu edhe për kinematografinë Kosovare”, u shpreh autori i filmit Samir Karahoda. “Kjo më së miri e dëshmon vlerën që ka puna jonë ku edhe njëherë dua te falenderoj komplet ekipin për punën e shkëlqyer dhe të gjitha familjet për kontributin e tyre në film.”

Juritë e pavarura në 24 festivale e bëjnë përzgjedhjen e filmit më të mirë të shkurtër të festivalit që automatikisht nominohet për të garuar në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër Europian. Pas të gjitha nominimeve në shtator të vitit 2020 një panel i ekspertëve të filmit të shkurtër dhe anëtarët e bordit të Akademisë Europiane të Filmit përzgjedhin 5 filma më të mirë që votohen nga 3500 profesionistë të filmit nga Evropa për përzgjedhjen e filmit më të mirë të shkurtër në Evropë.

“Këtë muaj e kemi pasur kalendarin e shfaqjeve shumë të ngjeshur” theksoi producenti i filmit Eroll Bilibani. “U prezantuam në shumë festivale por ky nominim që do të na mbajë nën ethe një kohë shumë të gjatë, për ne është shumë i veçantë.”

“Në Mes” këtë muaj u prezantua në BFI London Film Fest, El Gouna Film Festival në Egjipt, dhe e fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në DokuBaku të Azerbeixhanit. Këtë javë filmi poashtu arriti që ta ketë premierën në Amerikën Veriore në Chicago Film Festival, si dhe në Bosphorus Film Festival në Stamboll dhe në Uppsala International Short Film Festival në Suedi. Që nga premiera botërore në shkurt të këtij viti, "Në Mes" është shfaqur në mbi 40 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 5 çmime si filmi më i mirë në kategorinë ku ka garuar.

Filmi “Në Mes” është prodhim autentik nga Kosova dhe është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Bankës për Biznes, Komunës së Prizrenit dhe të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)