26 Prill 2024

Ndahen çmimet 'Vullnetari i Vitit'

Prishtinë, 26 prill - Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms  Houp do të mbajë fjalimin hyrës në ceremonin e ndarjes së çmimit Vullnetari i Vitit.  

Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve (TLP-CC) organizon evenimentin “Vullnetar i Vitit” me qëllim që t’u shprehë mirënjohje të diplomuarve, puna vullnetare e të cilëve ka patur ndikim të veçantë dhe ka motivuar të tjerët për të shërbyer më tutje. 

Ceremonia e dhënjes së çmimeve do të përfshijë, përveç çmimit përfundimtar Vullnetar i Vitit, edhe çmime në shtate kategori.     

Programi Lidershipi Transformues – Korpusi i Qytetarëve  është një program katërvjeçar që promovon pjesëmarrjen qytetare dhe kulturën e vullnetarizmit përmes vendosjes së të diplomuarve të programit Master të TLP-së nëpër pozita për punë vullnetare. 

Njëqind e tetëdhjetë e pesë (185) kosovarë kanë fituar bursa për programe studimore të nivelit Master në Shtetet e Bashkuara përmes programit TLP.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)