26 Shkurt 2021

MKRS, Manifesta dhe Komua e Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 19 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, përfaqësuar nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe drejtoresha dhe Kryesuesja e Manifesta-s 14 Prishtina, Hedwig Fijen, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit përmes një video-konference në Zoom, duke e garantuar buxhetin e vënë në dispozicion për zhvillimin e një institucioni të përhershëm ndërkulturor në Prishtinë në vitin 2022 me rastin e Manifesta 14.

Partnerët iniciues të Qytetit të Prishtinës dhe Fondacionit Manifesta 14 Prishtina janë të kënaqur që Ministria e Kulturës është angazhuar për projektin e Manifesta 14 Prishtina dhe trashëgimisë së saj përtej bienales.

Qyteti i Prishtinës tashmë i ka përmbushur obligimet e veta ndaj Manifesta 14 që do të thotë se projekti mund të filloj, pas një vonese prej tre muajsh për shkak të pandemisë corona.

Manifesta 14 pret me padurim të filloj të bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe Qytetin e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)