04 Korrik 2020

Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta

Prishtinë, 28 maj - Në kuadër të masave për tu mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi  Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës  gjegjësisht Kryetari i BIRK-ut Naim ef. Tërnava ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të  xhumasë dy herë ku imamët dhe xhemati njoftohen për këtë çështje.

Kjo bëhet në xhaminë  qendrore  të komunave  si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet  më shumë nga xhemati.

Myftiu Tërnava  po ashtu ka kërkuar nga besimtarët  që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve  të BIRK- ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi COVID-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën sociale t’i vendosin maskat, të marrin abdes në  shtëpi  si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve.

Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)