18 Prill 2019

Lansohet linja për gra shtatzëna ‘Besë’ për dyqanin e bamirësisë Teshavesha

Prishtinë, 8 mars - Sot u lansu linja për gra shtatzëna të dizajnuara nga kreatorja nga New Yorku ‘Besë’ për dyqanin e bamirësisë Teshavesha, lansim ky i cili u mbajt në formë të koktelit në Besë Studio. 

Linja e rrobave për gra shtatzëna është prodhuar duke përdorur materiale me përbërje organike në mënyrë që të jenë sa më e rehatshme dhe të shëndetshme për nënën.  Ky koleksioni i veshjeve është i përshtatshëm për veshje gjatë shtatzanisë, mirëpo edhe për gra jo-shtatzëna.

‘’Është ndjenjë e jashtzakonshme të krijosh vlerë për komunitetin përmes artit. Zhvillimi i kreacioneve për gra shtatzëna ka qenë një proces shumë frymëzues për ne duke gërshetuar nevojën e tregut me kauzën humanitare për shëndet më të mire të grave në Kosovë, ne sot mezi presim të ndajmë punën tonë me komunitetin,” – tha Besë.

Fondet e mbledhura nga shitja e këtij koleksioni do të financojnë programet të cilat ndihmojnë në përmisimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, si: blerja e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, zhvillimi i sistemit të referimit neonatal dhe zhvillimi i qendrave informuese për shëndetin e gruas "Klasat për Nëna".

Ambasadore e linjës besë x teshavesha është modelja e mirënjohur, Diellza Kolgeci, e cila si nënë në pritje, iu bashkua fushatës me shumë entuziasëm dhe përkushtim për të ndihmuar nënat dhe fëmijët në vend. 

“Të jem pjesë e kauzave humanitare si kjo, me bën të ndihem e lumtur dhe me fat që kam fuqinë dhe vullnetin të ndihmojë të tjerët. Ketë 8 Mars po e festojmë së bashku duke ju sjellë dicka të bukur dhe unike, dhe në të njejtën kohë duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve të nënave dhe foshnjeve në Kosovë,” theksoi Kolgeci.

Teshavesha është ndërrmarje sociale e cila ka për mision riciklimin e tekstilit për të ngritur fonde të cilat ndihmojnë të ulin normën e shkallës së vdekshmërisë së foshnjeve në vend si dhe për të përmirësuar shërbimet shëndetësore të ofruara për nënat dhe fëmijët.

Teshavesha riciklon rreth 2,100 kg tekstili në muaj, dhe rreth 25,200 kg tekstili në vit kështu duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit.

Me anë të fondeve të mbledhura nga Teshavesha jetët e rreth 1000 foshnjave në Kosovë janë shpëtuar si rezultat i përdorimit të medikamentit Survanta, dhe rreth 3000 gra kanë përfituar duke qenë pjesë të ligjeratave falas në Qendrat Informuese Për Shëndetin e Gruas. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019 - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në​ Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)