07 Korrik 2020

Kulla në fshatin Çadrak i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese konservuese

Prizren, 23 qershor - Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në kuadër të zbatimit të politikave programore, ka hartuar projektin për restaurimin e Kullës së familjes Tafolli në fshatin Çadrak të Suharekës. Zbatimi i këtij projekti do filloj së shpejti pasi që janë tejkaluar të gjitha procedurat e parapara ligjore.

Kulla e Hasan Tafollit që gjendet në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës është karaktersitike për nga tipologjia dhe funksioni. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për kryesisht për banim dhe për ruajtjen e bagëtisë, por, sipas nevojave dhe rrethanave të kohës ka pasur edhe funksione të tjera.   

Banorët e këtij fshati tregojnë së kjo ndërtesë është shfrytëzuar edhe si Odë deri në vitet e 90-ta, deri kur familja Tafolli është shpërngulur nga fshati, dhe Kulla së bashku me shtëpinë tjetër të banimit janë braktisur tërësish.

Kulla e gurit e familjes Tafolli është e vendosur mbi kodër dhe ka pozitë dominuese mbi fshatin Çadrak. E ndërtuar në harmoni me ambientin rrethues, kjo kullë është shndërruar në pjesë përbërëse të peizazhit të fshatit.  

Për shkak rrethanave shoqërorë, bujqësia dhe blegtoria kanë qenë burimet kryesore të jetesës që ka ndikuar edhe në aspektin e zgjidhjes arkitektonike duke imponuar një funksion të banimit të kombinuar.

Drejtori i Qendrës Rajonale për trashëgimi kulturore në Prizren Samir Hoxha,  thekson se kujdesi dhe mirëmbajtja e aseteteve të trashëgimisë kulturore, duhet ta ketë ç’do ditë e më shumë vëmendjen që e meriton,  e me theks të veçantë ndërtesat të tilla të cilat paraqesin ndër shembujt e paktë të këtij tipi të kullave të gurit me çardak druri që kanë mbijetuar në Kosovë.

“Si e tillë, kjo kullë prej guri ngërthen në vete vlera të rëndësishme arkitektonike, historike, shoqërore, ambientale dhe ekonomike, andaj se sa dinë njerëzit për trashëgiminë kulturore, varet nga ajo se çka bëhet me kujdesin institucional dhe promovimin e saj” thekson Samir Hoxha, drejtori i QRTK-së në Prizren.

Si rezultat i vjetërsisë së ndërtesës, mungesës së ndërhyrjeve konservuese, dhe braktisjes, Kulla në fjalë është në gjendje të keqe fizike dhe rrezikohet nga dëmtimet e mëtutjeshme, andaj është bërë pjesë e programeve investuese të Ministrisë së Kulturës përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)