25 Shtator 2022

Kryeministri organizon pritje për gazetarët ndërkombëtarë dhe vendorë të “Manifestas”

Prishtinë, 21 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur angazhimin e jashtëm publik me festivalin “Manifesta”, me pritjen që ka organizuar për gazetarët ndërkombëtarë dhe vendorë, në tarracën e Hotelit Grand.

“Manifesta katërmbëdhjetë” në Prishtinë është lajmi më i mirë që mund të kemi për këtë verë për kaq shumë komunitete të ndryshme, ka thënë kryeministri Kurti në fjalën e tij para gazetarëve. Roli i gazetarisë së kulturës, sipas kryeministrit, është ta bëjë të arritshme të magjishmen, që arti të jetë ndryshues i jetës, që ai të bëhet pjesë e jetës sonë të përditshme. Pa kritikën, kultura është e pabazuar; pa reporterin, arti shuhet, ka shtuar ai.

Aktualisht, hapësirat kryesore në media janë të mbushura me luftëra, ngrohje globale, inflacion e kështu me radhë. Megjithatë, jeni ju, gazetarët e artit, që ofroni një shteg të madh për reflektim nëpërmjet mbulimit tuaj të ngjarjeve kulturore, lidhjeve që na lidhin së bashku, ka thënë kryeministri.

Ministria e Kulturës po punon për krijimin e një muzeu të artit bashkëkohor, andaj, siç tha kryeministri,“Manifesta” vjen në kohën e duhur sepse e gjithë përvoja e fituar nga “Manifesta” do të jetë vendimtare në themelimin e këtij muzeu.

Ai ka shprehur shpresën që deri në festivalin e radhës “Manifesta”, do të mund të ndahen lajme shumë të mira në lidhje me përparimin e muzeut të artit bashkëkohor të Kosovës.

Kryeministri ka përshëndetur edhe gjashtë gazetarët nga Ukraina, të cilët ishin të pranishëm në pritjen e organizuar dhe ka shprehur simpatinë, empatinë, admirimin dhe solidaritetin për luftën çlirimtare të popullit të Ukrainës.


  

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)