26 Prill 2024

Kosova e gatshme për Creative Europe

Prishtinë, 6 shtator - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit të MKRS-së me këtë zyrë, sidomos në fushat që lidhen me kulturën.

Ndërmjet ministres Dumoshi dhe shefes së BE-së, Natalia Apostolova, u bisedua për procesin e aplikimit të Kosovës në programin Creative Europe, respektivisht për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së: Erasmus +, Cosme, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Krijuese.

Ministrja Dumoshi dhe shefja BE-së në Kosovë Apostolova u shprehën se ky është një hap i rëndësishëm për kulturën e Kosovës, meqë pjesëmarrja në Programin Evropa Krijuese dhe rëndësia e këtyre programeve për sektorin e kulturës dhe atë audioviziv është shumë e madhe.

Ministrja Dumoshi e falënderoi Apostoloven për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Kosovës në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë, dhe u shpreh se ky bashkëpunim është tejet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)