18 Prill 2019

Kori Siparantum rikthehet me suksese nga Roma

Prishtinë, 11 mars - Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në Romë, kori Siparantum u paraqit në Chiesa di San Salvatore in Lauro afër Vatikan Basilica San Antonio - Pontificia Universitá Antonianum, Roma, që u vlerësua lartë për nivelin e përformancës.

“Padyshim që ky udhëtim është shumë I rëndësishëm për t’gjithë ne meqë ne përformuam në kryeqendren e artit botëror. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e korit, për këtë vërtetë ne kemi punuar gjatë por ja që puna u shperblye me sukses."

"Më vjen mire që përformanca e korit është pelqyer nga të shumtë, prandaj kjo do t’na hap rrugë të reja në të ardhmen”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Me korin është paraqitur poashtu dirigjenti i mirënjohur kroat Josip Degl’ Ivellio me të cilin kori edhe më herët ka patur bashkëpunim në Kosovë dhe Kroaci ndërsa ky është bashkëpunimi i katërt me radhë.

“Këto do t’mbesin kujtimet më të bukura për gjithë ne. Ftesat e radhës tregojnë për nivelin dhe sukseset e aritura gjerë më tani. I falenderoj të gjithë ata që kontribuan në rrugëtimin tone. Rruga jonë muzikore sapo ka filluar ..”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit.

Rikujtojmë që kori Siparantum më pare është paraqitur me përformanca të shumëta në Kosovë, Kroaci dhe Francë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019 - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në​ Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)