23 Mars 2019

Komuna e Mitrovicës merr përkrahjen e MKRS-së

Prishtinë, 5 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Ministri Gashi shprehi ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar këtë komunë në realizim të projekteve.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e informoi ministrin për punët që janë realizuar në Komunën e Mitrovicës gjatë vitit të kaluar dhe për planet dhe projektet që kanë për këtë vit në fushën e trashëgimisë kulturore, kulturës dhe sportit.

Ai e falënderoi ministrin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj komune që të përkrahë projektet në fushat që mbulon MKRS-ja duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me synimin që të avancohen fushat e kulturës e sportit në këtë komunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)