26 Prill 2024

Kinematografia e Kosovës shembull i suksesit

Prishtinë, 13 maj - Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, vizitoi Pavijonin e Kosovës në Kanë, ku u prit nga Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku dhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqiperisë, Ilir Butka.

 Të dy drejtorët e njoftuan Ministrin për rrjedhën e punëve në Festivalin e Kanës dhe prezantimin e kinematografisë së Kosovës dhe Shqiperisë që po bëhet në tregun më të madh të filmit në Botë.

Pastaj, ministri zhvilloi edhe disa takime me udhëheqës të pavijoneve të vendeve të ndryshme e në theks të veçantë, takoi drejtorin e Fondit Izraelit të Filmit, Katriel Schorry, të cilin e falënderoi për ndihmën e veçantë që i ka bërë kinematografisë kosovare.

Ministri takoi edhe përfaqësuesit e pavijonit të Turqisë ku takoi edhe artistët turq të cilët i inkurajoi të bashkepunojnë edhe me shumë me Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)