26 Prill 2024

KFOR-i mbajti koncert bamirësie

Prishtinë, 1 korrik - KFOR-i organizoi një koncert të bamirësisë për shkollat muzikore të koordinuara nga Radio K4 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe tolerancës.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni FUNGO, hapi ngjarjen duke thënë se \"Muzika është gjuha universale të cilën të gjithë e flasim dhe kuptojmë, andaj ne sot jemi mbledhur kёtu që pёrmes muzikёs tё promovojmё bashkёjetesёn dhe tolerancёn.” Komandanti i KFOR-it gjithashtu i falënderoi të gjithë tё pranishmit për bujarinë e tyre.

Nxënësit e shkollave nga Graçanica dhe Prishtina, para prindërve dhe mysafirëve të kombësive të ndryshme, luajtën muzikë klasike dhe në fund kënduan së bashku \"Ne jemi bota\".

Koncerti u organizua nga KFOR-i për të theksuar rolin e brezit të ri, duke mbështetur të gjitha iniciativat që synonojnë përmirësimin e integrimit.


Shuma e pёrgjithshme e kontributeve do tё dhurohet pёr tё dyja shkollat e muzikёs.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)