26 Prill 2024

Ia dhuron pikturën e vetme që i ka shpëtuar pa u djegur në luftë

Gjilan, 23 qershor – Piktori nga Gjilani Zeqirja Rexhepi ia ka dhuruar sot pikturën e titulluar “Rezistenca”, kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Piktori Rexhepi, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ka thënë se e ka nderin që këtë pikturë po ia dhuron të parit të Gjilanit, të cilën e ka punuar në vitin 1997 dhe e vetmja që i ka shpëtuar djegies në luftën e fundit.

Kryetari Lutfi Haziri e ka falënderuar artistin Zeqirja Rexhepi për këtë dhuratë, duke thënë se kjo pikturë është e një rëndësie të veçantë pasi është realizuar nga ai për kolosin Adem Jashari në vitin 1997, e të cilin artisti vetëm e kishte imagjinuar sepse tek një vit më vonë e ka parë se si duket komandanti legjendar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)