05 Dhjetor 2020

Hapet programi American Arts Incubator - Kosovo

Prishtinë, 6 mars - Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me ZERO1, Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe Zyrën e Edukimit dhe çështjeve kulturore të Departamentit të Shtetit të Sh.B.A, do të hapin programin American Arts Incubator - Kosovo.

Lori Hepner - artiste nga Pittsburgh-u, do të ju njoftojë me American Arts Incubator- Kosovo gjatë eventit të Artist Talk.

Veprimtaria artistike e Lorit varion nga fotografitë 2D e deri të performancat interaktive që përdorin teknologji me dritë LED të qepura në veshje për të shfaqur lëvizjet e trupit përmes imazheve dhe tekstit gjatë video  projektimit në kohë reale të cilat e lejojnë të pikturojë me dritë.

Në eventin Artist Talk ku do të mësoni më shumë për programin: Tracing Pathways: Youth Movement, Light, and Wearable Technology. 

Përmes disa punëtorive praktike Lori do t’i drejtojë pjesëmarrësit për të krijuar veshje të qepura me LED dritë të punuara me dizajn të veshjeve 2D që në të njejtën kohë do të përdoren për të krijuar vepra të projektuara në kohë reale të cilat gjithashtu shfaqin animime dhe  video të Augmented Reality duke përdorur aplikacione të pajisjeve mobile.

Ky event është i hapur për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)