29 Maj 2020

Hapet ekspozita me fotografi “EmbraceMe-Kosovo”

Prishtinë, 19 nëntor - Ambasada e Holandës në Kosovë në bashkëpunim me Shtëpinë e Europes në Kosove dhe Down Syndrome Kosova (DSK) organizojnë  hapjen e ekspozitës me fotografi “EmbraceMe-Kosovo” me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers.

Protagonistë të ekspozitës do të jenë edhe katër anëtarë të HANDIKOS'it, dy prej tyre fëmijë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)