26 Prill 2024

Hapet ekspozita 'love you without knowing' e artistit Sislej Xhafa

Prishtinë, 5 korrik - Prej sot deri 25 Gusht 2018, Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitën e artistit Sislej Xhafa me titullin 'love you without knowing', kuruar nga Jérôme Sans, kurator, kritik arti dhe drejtor institucionesh të artit bashkëkohor nga Parisi.

'Love you without knowing' është prezantimi i parë i këtij artisti me famë botërore në Kosovë, pas shumë ekspozitash në muze e galeri prestigjioze të botës.

Ekspozita në fjalë, vjen pas përfaqësimit tejet dinjitoz të shtetit të Kosovës nga Xhafa në Bienalen e 57të të Venedikut më 2017, me veprën lost and found.

Kjo ekspozitë u mundësua nga Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit, si dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Komunës së Prishtinës.

Poashtu realizimin e ekspozitës e ndihmuan me pjesëmarrjen e tyre Kuvendi i Kosovës dhe  Komuna e Pejës, Ansambli i Komunës së Gjakovës, si dhe kompania ndërtimore Bavaria.

Eventet rreth hapjes së ekspozitës zhvillohen në pesë lokacione të ndryshme si vijon:

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)