26 Prill 2024

Gjakova diskuton për rastin e Kullës së Sylejman Vokshit

Prishtinë, 2 mars - Alternativa në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partitë opozitare sot në Gjakovë organizojnë tryezë për të diskutuar për rastin e Kullës së Sylejman Vokshit.

Panelist do të jenë ekspert të fushës së trashegimisë kulturore, urbanist, historian dhe përfaqësues të institucioneve relevante. 

Nga kjo tryezë do të dalin rekomandime dhe konkluzione për intitucionet lokale dhe nacionale.

Në mbledhjen e Asamblesë Komunale në Gjakovë, është vendur për shfuqizimin e vendimit për interesin e veçantë për objektin e mbrojtur të trashëgimisë kulturore, Kulla e Sulejman Vokshit.

Alternativa në Gjakovë, i bënë thirrje publike, Këshillit për Mbrojtjen e Trashëgimis Kulturore, që të parandaloj sa më parë veprimet e kryetarit Gjini, duke ia spjeguar atij rëndësinë historike dhe kulturore që paraqet kjo Kullë për trashëgimin tonë.

Alternativa konsideron se heqja e interesit të veçantë të Kullës së Sulejman Vokshit, po bëhet qëllimshëm për t'i minimizuar vlerat e objektit dhe për t'i hapur rrugë interesave klanore të individëve të Aleancës për ndërtimin e banesave shumë katëshe, siç po ndodh tashmë në shumë pjesë të qytetit që të ndërtohet jashtë planeve rregullative urbane.

Në kohën kur vendi ynë aspiron antarësimin në Unesco, në qytetin tonë po tentohet të rrënohen vlerat e trashëgimisë dhe kulturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)