26 Prill 2024

FIQ shpall thirrjen për ndarjen e çmimeve FIDES 2017

Prishtinë, 14 shtator - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpall thirrjen për ndarjen e çmimeve të mirënjohjes për Filantropi në Kosovë.

Tanimë një ngjarje tradicionale, e organizuar për të nëntin vit me radhë, FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Krahas çmimeve tradicionale këtë vit FIDES-it i shtohen edhe tri çmime speciale: Çmimi FIDES për Fuqizimin e gruas, Çmimi  për mbrojtje të ambientit, dhe Çmimi  për “Liderët e Rinj”.

Lista e plotë e Kategorive për çmimet FIDES 2017 është:

Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina” – I ndahet kompanisë, apo OSHC-së që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në nivel kombëtar.

Çmimi FIDES për kontribut individual – I ndahet individit që ka ndërmarrë aktivitete filantropike.

Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora – I ndahet individit apo kompanisë nga Diaspora që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në Kosovë.

Çmimi FIDES për fuqizimin e gruas – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së që ka kontribuar në fuqizimin e gruas.

Çmimi FIDES për mbrojtje të ambientit – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së që me aktivitetet e veta ka kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.

Çmimi FIDES për “Liderët e Rinj” – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së, që me aktivitetet e veta ka kontribuar në çështjet që preokupojnë rininë. 

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 31 tetor 2017. Kompanitë, individët, Organizatat e Shoqërisë Civile që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.  Ndërkaq që aktivitetet e emëruara duhet të jenë të zbatuar në vitin 2017.

Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së FIDES më 29 Nëntor 2017.

Për më shumë informacion ju lutem telefononi në nr. 00381 38 610 677, ose e-mail: [email protected]

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)