05 Korrik 2020

Filluan punimet restauruese në ndërtesën e familjes së Xhemajli Herenit

Prizren, 21 shkurt - Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha i shoqëruar nga zyrtar të këtij institucioni sot ka vizituar punimet të cilat po zhvillohen në ndërtesën  e familjes së Xhemajli Herenit, me ç'rast është njoftuar për së afërmi mbi ecurinë  punimeve restauruese që po zbatohen  në këtë ndërtesë.

Ky projekt po implementohet në kuadër të masave preventive - interevenimet emergjente, të cilat po zhvillohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në zbatim të planifikimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Shtëpia e Xhemajli Herenit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Prizrenit, në Lagjen e Terzive, në zonën e dytë mbrojtëse.

Kjo ndërtesë është si një shembull mjaft reprezentativ i shtëpisë së hapur me çardak dhe paraqet  karakteristika të arkitekturës së banimit në qytetin e Prizrenit që nga shek. XIX –të e cila është ruajtur deri më sot.

Forma, organizimi funksional, elementet origjinale të ruajtura nga gjendja fillestare, si dhe marrëdhënia e vendosjes së shtëpisë në relacion me rrugën dhe oborrin, paraqesin elementet kyçe nëpërmjet të cilave ky monument sot interpreton ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet kulturës së banimit të trashëguar ndër shekuj.

“Me gjithë sfidat e shumta të cilat paraqiten në mbrojtjen dhe ruajtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren në asnjë rrethanë nuk do të mungoj angazhimi dhe përkushtimi institucional dhe profesional i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, që fusha e trashëgimisë kulturore të jetë ndër prioritetet  më të larta të këtij institucioni”, është shprehur Hoxha gjatë kësaj vizite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)